Spitali i Beratit dhe Fierit “rrezik i hapur”, mbetjet spitalore kudo në oborrë dhe kosha

Në Spitalin e Fierit, gjatë një mëngjesi të një dite pune, në mes të urgjencës dhe maternitetit, brenda dhe jashtë kazanëve të mbetjeve urbane, gjetëm të hedhura sasi të konsiderueshme mbetjesh spitalore të rrezikshme.Ne pamë me sy të lirë age, shiringa, sende qelqi, sende me gjak dhe risk të lartë.Drejtoresha e spitalit të Fierit, nuk dha shpjegime për situatën, por shqiptoi formulën e kërkesës së një shkrese zyrtare.Pas sinjalizmit nga ana jonë, Inspektorati i Shëndetësisë Fier, na njoftoi, se spitalit iu vu 1 milionë lekë të reja gjobë, pasi u konstatuan shkelje në procedurën e menaxhimit të mbetjeve.I njejti denoncim na mbërriti në redaksi edhe për spitalin e Beratit, ku ne gjetëm vetë mbetje të rrezikshme spitalore në kazanët e mbetjeve urbane.Drejtoria Vendore e Policisë së Beratit iu përgjigj menjëherë denoncimit të Emisionit Stop, duke vënë në dispozicion eskpertët e fushës, të cilët bënë kqyrjen e mbetjeve spitalore të depozituara në ambiente publike në shkelje të plotë të ligjit. Nëndrejtoresha teknike e këtij spitali, u tregua indiferente, kur gazetari i “Stop” e njohur me situatën. Shqetësimi i saj i vetëm ishte të dinte, se sa e madhe ishte sasia e mbetjeve spitalore, që ai kishte gjetur. Ne kontaktuam edhe me administratorin e V.A.L.E Recycling, Elvis Miri, i cili tha, se një ose dy herë në javë merr mbetjet e spitalit të Beratit. Pjesa tjetër nuk është përgjegjësi e tij.Përsa i përket Spitalit të Beratit, Policia na njoftoi, se ka nisur procedim penal për spitalin për veprën “menaxhimi i mbetjeve” dhe materialet i kanë kaluar prokurorisë.Faik Shosha, kryeinspektor i IshSh Berat, tha, se bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme spitalore, ndaj dha ka ngritur grupin e punës, për ndjekjen ligjore të cështjes. Zyrtarisht na u komunikua, se spitalit iu vu gjobë 1 milionë lekë të reja.

Të Fundit