Në datën 1 dhjetor transmetuam rastin e biznesmenit nga Korca Petraq Dodi, i cili denonconte, sesi i kishte marrë një borxh 25 milionë lekë Kristaq Skuprës, ish-drejtor dogane nga vitit 2001. Më pas përmes gjyqësorit Skupra i kishte përvetsuar gati të gjithë pasurinë me procedura përmbarimore. “Stop” ka shtrirë investigimin në një tjetër drejtim, ku dyshohet që burim i 250 milionë lekëve, dhënë borxh nga gruaja e Skuprës ,Vasillo Skupra, nuk arrijnë të justifikohen prej tyre. Vasillo Skupra deklaron, se s’ka fare lidhje me burrin e saj edhe se shuma e 250 milionë lekëve është personale dhe e siguruar me punë.
Në vitin 2004 në deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së, në emër të Kristaq Skuprës, janë deklaruar vetëm 3 milionë lekë të reja të ardhura.
I gjendur ngushtë, Kristaq Skupra na jep një tjetër version, duke thënë, se rreth 70% e shumës së dhënë borxh, i është dhënë së shoqes nga vëllai i tij emigrant në Greqi, për të blerë një fabrikë në vitin 2008. Por dokumentat e nxjerrin bllof edhe këtë version.
Të dielën gazetarja e emisionit “Stop”, Odeta Gjevori solli në jetë vajzën e saj, që e quajti Hana. Redaksia përshëndet mami Odetën dhe Hanën e saj në nisje të programit.Kryeministri Rama ishte sot në një bashkëbisedim me gazetarët, ku njoftoi shpërblimet e fundvitit për pensionistët. Gjatë këtij komunikimi, u ndërpre disa herë sinjali dhe hyri një pjesë nga seriali “Friends”.Një video e ardhur në redaksinë tonë tregon, sesi mbetjet e covid 19 në spitalin e Kukësit hidhen në kosha plehrash si mbeturina të zakonshme.
Vepra penale mbi pastrimin e parave, qërëndon mbi ciftin Skupra, ka më shumë se 3 vjet që është në hetim në Prokurorinë e Korcës nga prokurori Gentian Stoja. Por ky i fundit haptazi ka zvarritur hetimin, duke pasur parasysh, që për këtë pasuri, ai duhet të verifikonte deklaratën e pasurisë së familjes Skupra,pasi Kristaqi ka qenë funksionar publik.Një rast të kohëve të fundit në Shkodër, u arrestuan 12 veta për dhënie parash me fajde, ndërsa për prokurorin e Korcës, Gentian Stoja, kjo vepër haptazi po favorizohet dhe bie erë korrupsion.