STOP – EMISIONI 72 (SEZONI 2)

Edi Rama si Patti Smith në ceremoninë e nobelit…
Kryeministri Rama mori pjesë sot në një ceremoni të përbashkët me përfaqësues të Bankës Botërore në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij Rama tha, se po bënte rolin e Patti Smith, këngëtares që performoi në vend të Bob Dylan ne ceremoninë e ndarjes së cmimeve Nobel në Stokholm. Por kryeministri pretendoi, se do të përpiqej të ishte koherent në fjalën e tij, ndryshe nga Patti Smith, që ngatërroi tekstin dhe ndërpreu performancën…

Skandali, kikirikët nga Kina dhe ushqimet e tjera, që po na vrasin.
Ditët e fundit Kroacia nxorri nga tregu kikirikët kinezë, pavarësisht se data e skandencës i përkiste fundit të vitit 2017. Analizat konstatuan, se ky produkt kishte nivele të larta aflatoksine, një lëndë kjo kancerogjene, e dëmshme për njeriun. Edhe mediat e vendit fqinj Italisë, kanë botuar një “listë të zezë” të produkteve me pasoja në shëndet, që nga kikirikët kinezë, lajthitë dhe frutat e thata turke, apo dhe peshku ton e shpatë nga Spanja.Nga një vëzhgim i tregut shqiptar, rezulton se ai është i dominuar nga kikirikët kinezë… Specialistja e ISHP-së Lindita Molla shpjegon, se cfarë ndodh me shëndetin në rast të konsumit të ushqimeve me aflatoksinë.

Emisioni “STOP” që transmetohet në Televizionin Klan është ndalur në disa produkte ushqimore kryesisht kikirikë me origjinë nga Kina, që në përbërje të tyre kanë sasi të lartë aflatoksine, një lëndë e dëmshme për shëndetin e njeriut. Pak ditë më parë Kroacia vendosi tërheqjen nga tregu të kikirikëve që vinin nga Kina. Kjo pasi analizat treguan një sasi më të madhe se norma e aflatoksinës, një lëndë kjo kancerogjene.

Përveç ndalimit në treg, mediat kroate bënë me dije se kanë njoftuar zyrtarisht të gjitha strukturat e BE-së, që merren me çështjen e sigurisë ushqimore. Alarmi nuk vjen vetëm nga Kroacia, por edhe mediat italiane shkruajnë për një “listë të zezë” të produkteve të kontaminuara me aflatoksinë, që nga lajthitë, frutat e thata nga Turqia, xhinxherët dhe kikirikët nga Kina apo fistekët nga Irani. Përmbajtje mbi normën të metaleve të rënda janë vërejtur edhe tek peshku ton e shpatë nga Spanja.

Nga një vëzhgim i tregut shqiptar, rezulton se ai është i dominuar nga kikirikët kinezë, të cilët blihen shumë nga konsumatori.

Ndalesa që është bërë në tre dyqane të tregut Agro Ushqimor, tregohet se ky produkt ka një konsum të lartë, sidomos në prag festash të fundvitit.

Dyqani nr. 1 

Qytetarja – Përshëndetje! Si ky kikiriku kinez, keni kështu me thaës?
Shitësi – Cfarë deshët ju?
Qytetarja – Si ky kikiriku?
Shitësi – 5 kilësh.
Qytetarja – Me sa është kilja?
Shitësi – 340 (lekë të reja)
Shitësi – Ta hap ta shikoni?
Qytetarja – Po, po hape! Po s’është kjo?
Shitësi – Ajo është po, ajo është.
Qytetarja – E njëjta është ë?
Shitësi – Ajo e njëjta. Ajo që është aty.
Qytetarja – Këto vijnë kështu ë? Sa kile janë këtu?
Shitësi – 5 kile.
Qytetarja – 5 kile dhe sa kushton?
Shitësi – 17-të mijë lekë të vjetra. Të paketuarat, këto janë edhe me datë skadimi, me të tëra.
Qytetarja – Kjo s’ka ë? As datë skadimi asnjë gjë! Po kjo cfarë është?
Shitësi – Ajo është për ruajtjen e lagështisë.
Qytetarja – që kanë vlera ushqyese, e ke parasysh.
Shitësi – Po ecin shumë, e di sa shumë ecin, sa i marrin? Çuditem sa ecin. Ne i paketojmë kështu (me qese të vogël) dhe i fusim në supermarket.

Dyqani nr. 2

Qytetarja – Qenkan më të mëdhaja këto. Më fal, të të pyes sa kushtojnë?
Shitësi – Janë stika me 15 mijë lekë të vjetra kilogrami.
Qytetarja – 15 mijë lekë kilogrami. Po këto?
Shitësi – Kikirikë. 4 mijë lekë.
Qytetarja – Po kështu datë skadence nuk kanë këto?
Shitësi – Ku di gjë unë, të thata janë. Ç’a do i gjejë? Skadohet ajo? Ajo e thatë është.

Dyqani nr. 3

Qytetarja – Këto janë kineze ë? po këto ç’i kanë? Kam problem vetëm për këto unë… Këto s’kanë një kështu datë skadence. Apo..?
Shitësi – Po të jenë pa skadencë, nuk t;i le kush me i kaluar në doganë.

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Lindita Molla shpjegon, se çfarë ndodh me shëndetin në rast të konsumit të ushqimeve me aflatoksinë.

Aflatoksina është një përbërës kimik me efekte toksike. Nivelet e lejuara janë të ndryshme sipas gjetjes së saj në produktet e ndryshme, por edhe sipas natyrës së aflatoksinës. Zakonisht limitet duhen respektuar. Nëse këto vlera të gjetjes nëpërmjet metodave të ndryshme analitike janë mbi vlerat maksimale të lejuara kanë efekte negative për shëndetin. Efektet e tyre sipas produktit janë të dëmshme në organet e ndryshme. Efektet që japin shkaktojnë sëmundje me natyrë kronike. Ato janë të padukshme, zgjasin në kohë dhe prognoza nuk është gjithmonë pozitive. Ato shkaktojnë sëmundje kancerogjene. Mund të jetë kanceri i Heparit ose cirroza hepatike, që mund të vijnë nga konsumi i një qumështi të kontaminuar me aflatoksinë B1, mund të vijë nga kikirikët ose frutat e thata, të cilat edhe ato kanë një tip tjetër aflatoksine, por duhet marrë në konsideratë që sa më pak produkte ushqimore të kontaminuara me aflatoksinë, më pak efekte kemi.”

Lezhë, të bashkëjetosh me një gurore…?!
Llesh Gjini, një qytetar nga Lezha, ankohet në “Stop”, se një gurore po bën punime mbi shtëpinë e tij. Ai thotë, se po jeton me rrezikun dhe për këtë është ankuar edhe në njësinë administrative të Treshit, por nuk është marrë asnjë masë. Administratori Armond Ndreu thotë, se personi i gurores ka marrë leje nga ministritë e linjës. Ndërsa ambientalisti Sazan Guri shpjegon, se ligjërisht distanca mes një qendre të banuar dhe një guroreje, duhet të jetë 1 mijë metra, për shkak të zhurmës dhe rreziqeve të tjera…

Të Fundit