STOP-EMISIONI 71(Sezoni 8) 13 Dhjetor 2022-Invalidi aksidentohet per vdekje, avokati nuk u hap telefonin familjareve.

Më 23 shtator 2022, Dervish Arapi, 61 vjec, banues në Patos, shtypet për vdekje nga një makinë pranë Kthesës së Patosit.Genti-administratori i një agjencie funerali në Fier, i lidhi familjarët e viktimës me dajën e vet avokat, Ardian Dauti.Ky i fundit ka lidhur disa aktmarrveshje noteriale me ta, duke marrë përsipër përfaqësimin në të gjitha institucionet, si për cështjen penale, ashtu edhe për dëmshpërblimin.Por avokati as telefonin nuk u hap familjarëve. Pa asnjë komunikim me avokatin, familjarët i janë drejtuar edhe prokurorisë, ku edhe ky institucion nuk u ka dhënë asnjë informacion lidhur me hetimin.Në marrëveshjen me familjarët avokati ka shkruar, se në cdo moment, që ata tërhiqen, ai vetë përfiton 50% të dëmshpërblimit.

Gjatë fjalës së saj për ecurinë e reformës në drejtësi, por edhe përparimet në fushën e mbrojtjes, ambasadorja amerikane Juri Kim, tha, se për këto ndryshime Enver Hoxha po rrotullohet në varr. Pak ditë më parë u festua dita e rinisë. Ne realizuam intervista me të rinj e të moshuar, duke i pyetur për simbolikën e kësaj dite dhe cfarë ka bërë rinia dikur dhe sot.

Pak ditë më parë Theodhoraq Kapurani denoncoi, se ngjitur me laboratorin e tij, pranë Spitalit Rajonal Elbasan, po ndërtohej një godinë pa leje. Sipas denoncuesit, personi, që po ndërton kishte marrë leje në bashki vetëm për ndërtim muri rrethues. IMT ka bërë vetëm një herë verifikim, por nuk kishte gjetur parregullsi. Gazetari i “Stop” verifikoi pretendimin e zotit Kapurani dhe në fakt, rezultoi, se ngjitur me spitalin e Elbasanit, po ndërtohej godinë dhe jo mur rrethues.Emisioni “Stop” mësoi, se leja vetëm për ndërtim muri rrethues, nga ana e Bashkisë Elbasan, i është dhënë shoqërisë Alfred Kasa dhe Fiona Kasa. Me kërkesë të emisionit Stop, IMT shkoi sërish në terren dhe kryeinspektori Alian Zabeli tha, se kemi të bëjmë me një shkelje, dhe përgjegjësi do të gjobitet e detyrohet ta kthejë objektin ne gjendjen fillestare.E në fakt në përgjigjen zyrtare, IMT Elbasan, bën me dije, se subjekti në fjalë u gjobit me 5 milionë lekë dhe objekti pa leje do të prishet.

Të Fundit