STOP-EMISIONI 71(Sezoni 8) 12 Dhjetor 2022- Macja nga Belgjika ngulet para ekranit, sheh Stop-in.

Sa zgjasin telefonatat tona. Ne ju tregojmë me humor, sesa flasim në celular me mamin, babin, shoqet apo të dashurin. Ky i fundit kryeson listën e kohëzgjatjes së bisedës. Në Tiranë, një tabelë sinjalizuese është përshtatur në kosh plehrash. Një mace është filmuar, duke ndjekur ndeshjet e kampionatit botëror të futbollit e duke u kacavjerrë në ekranin e televizorit. Një tjetër mace në Belgjikë është ngulur para ekranit duke ndjekur emisionin “Stop”. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Të Fundit