STOP-EMISIONI 65(Sezoni 8) 2 Dhjetor 2022-Roskovec, la shkollen qe i pikon tavani,Bashkia i jep serish miliarda firmes. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 65(Sezoni 8) 2 Dhjetor 2022-Roskovec, la shkollen qe i pikon tavani,Bashkia i jep serish miliarda firmes.

Jemi në shkollën 9 vjecare “5 dëshmorët” në Suk të Roskovecit. Në periudhën gusht-shtator 2022 është zhvilluar një tender për rikonstruksionin e kësaj shkolle në vlerën e 80 milionë lekëve të reja. Në përfundim janë shpallur fituese dy firma B.O.E ASI -2A CO SHPK DHE SHENDELLI SHPK. Në tabelën afër shkollës është vënë njoftimi, por jo data e fillimit dhe përfundimit. Thuhet vetëm, se punimet do të zgjasin 6 muaj. Edhe drejtoresha e shkollës Violeta Cjapi nuk di më shumë, por po përgatit nxënësit për transferim në një tjetër shkollë.Shkolla, ku do të transferohen fëmijët “Ajet Toska” në Suk 2 ka më pak se tre vjet, që është rikonstruktuar, por ka probleme dhe nevojë për ndërhyrje.Ironia është, se kjo shkollë është rikonstruktuar sërish nga e njejta firmë “Shëndelli shpk”. Bashkia thotë, se nuk e ka marrë në dorëzim shkollën, por kjo nuk penguar, t’i japë firmës problematike tenderin e rradhës.

Në Shkozë kabina elektrike është e hapur e me telat jashtë. Në Isakas të Beratit telat elektrike janë lidhur në një pemë.Në Elbasan telat e energjisë shtrihen si merimangë përgjatë murit të një pallati.Në Gjermani një qeni i kanë lidhur një qafore, që bën dritë, duke ndricuar edhe vendin ku kalon. Jën këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Emisioni Stop dhe Alb Market kanë cuar ndihma në familjen e Esmeralda Dukës, pas mesazhit të vajzës 14 vjecare. Dy prindërit janë të sëmurë dhe kanë tre fëmijë. Ata jetojnë vetëm me një pagesë të vogël invaliditeti.Më pas kthehemi sërish te motrat në Lushnjë, Desiana dhe Xhuliana Bali, të cilat nuk mund të lëvizin për paaftësi muskulare.Pasi i dhuruam një motorr elektrin, kthehemi, pasi Gëzim Beshka dhe Sulejman Xhepa kanë dhuruar nga 100 euro secili.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *