‘S’pyes për vendim gjykate, kam pleqtë e zonës’ zaptuesi pronës konfliktohet me denoncuesin – Stop
KLIPET

‘S’pyes për vendim gjykate, kam pleqtë e zonës’ zaptuesi pronës konfliktohet me denoncuesin

Ndodhemi në Njësinë administrative Dajt, në Shtish-Tufinë, për një problem prone.Fatmir Qafmolla, tregon, se është një ndër 18 pronarët e kësaj prone, që disponojnë me certifikatë rreth 2700 m2. Por prona është zënë nga Saimir Allushi, administrator i Njësisë 12, duke i vënë një gardh dhe një kontinier, pa asnjë shkresë. Fatmiri tregon, se i ka bërë edhe kallzim, por komisariati 4 e ka mbyllur cështjen.Në këto kushte i drejtohet gjykatës, ku gjykata e Apelit ia njeh pronën, por vendimi nuk merret parasysh nga institucionet e tjera.Nga ana tjetër, Saimir Allushi mohon të jetë zaptues i asaj prone, por ia delegon pa letra kushëririt të tij, ndonëse pronarët Qafmolla e kanë gjetur atë duke thurur gardhin.Gazetarja e “Stop” i drejtohet komisariatit numër 4, por nuk merr shpjegim për situatën.Në ktë pikë i drejtohet zëdhënësit të policisë Genti Mullai, i cili ve në lëvizje strukturat.Pas ndërhyrjes së “Stop” , IMT, ndërhyri me inspektorët e saj, duke prishur gardhin pa leje, hequr kontinierin dhe liruar vendin nga makinat e parkuara.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *