STOP-EMISIONI 61 (Sezoni 9) 27 Nentor 2023- “Vec me shku un’ ne burg”, elektricisti hap sahatin, qytetari gjobitet 20 milione.

Jemi në fshatin Spiten të Lezhës, në biznesin e qytetarit Ndue Kolthi, një biznes, që pret gur. Prej muajit qershor në këtë biznes nuk ka energji elektrike.Zoti Kolthi tregon, se prej shumë vitesh, këtë biznes e ka lënë me qira. Në qershor 2022 ka pasur një defekt matësi dhe Ndue Kolthi thirri elektricistin e zonës. Ky i fundit rregulloi problemin dhe e la sahatin hapur, që t’i bëhej analiza. Në dhjetor 2022 vjen task forca nga Tirana dhe nuk lë asnjë proces verbal, por thjesht pyet, se kush ka ndërhyrë. Elektricisti e pranoi dhe sahati sërish qëndroi i hapur. Në maj 2023 shkëputet energjia dhe qytetari mendoi, se ishte prej disa muajve të papaguar. I pagoi dhe shkoi të interesohej për të rilidhur energjinë elektrike, por i thanë, se ka një gjobë 20 milionë lekë. Qytetari nuk e kupton arsyen e gjobës, pasi i ka paguar të gjitha detyrimet.Zoti Kolthi bisedon me elektricistin Mark Fizi, i cili pranon, se e ka hapur ai sahatin. Në sektorin e Kujdesit ndaj klientit i thonë, se ka ndërhyrje në matës dhe asnjë dokumentacion tjetër.Sipas institucionit, në këto kushte, situata mund të zgjidhet vetëm në gjykatë.

Për gjobën 20 milionëshe, qytetari Ndue Kolthi takon drejtorin e OSHEE-së Lezhë, i cili sapo ka marrë detyrën. Ky i fundit thotë, se do ta shohë problemin, për t’i dhënë një zgjidhje.Pas qytetarin gazetarja e Stop, takon në zyrat qendrore të OSHEE-së, koordinatorin për mediat, Ardi Kola, i cilit thotë, se do të shihet gjithë praktika, pasi kontrollet bëhen nga oshee dhe nga task forca e ministrisë. Ne mësuam, se është thirrur elektricisti Mark Fizi, por ai ka mohuar, që të ketë ndërhyrë në matësin e qytetarit, pasi nuk ekziston asnjë urdhër pune.Sahati është lënë i hapur, pasi nuk mund t’i shërbejnë një abonenti debitor, por nuk është cuar për procedim penal, pasi kontrata është në emër të një personi, që nuk jeton.

Si vishen shqiptarët? Ne kemi dalë në rrugët e Tiranës, për të pyetur qytetarë të moshave të ndryshme, sesa kohë dhe vëmendje i kushtojnë veshjes. E në fund nuk mund të mungonte një sfilatë e improvizuar nga vetë të intervistuarit.

Të Fundit