STOP-EMISIONI 60(SEZONI 6) 27 Nëntor 2020-Podgorie-Korçë/ i vjedhin kontributet e pensionit, Stop zgjidh problemin.

Jemi në fshatin Podgorie në Korcë, për të takuar shtetasin Vezir Çoçka, i cili në vitin 2008 ka paguar kontributet si bujk për veten dhe bashkëshorten për vitin 2007. Pasi zonja ka mbushur moshën e pensionit, ka rezultuar, që pagesa e 2007-ës nuk është derdhur në sigurime. E njejta situatë edhe për Vezirin. Ne shkojmë në pikën postare të Vreshtasit, për të kuptuar, cfarë ka ndodhur me pagesat e zotit Vezir Cocka.Atje na thonë, se ish punonjësi i ka vetë shënimet e pagesave. Por teksa grupi i xhirimit udhëtonte nga Vreshtasi drejt Korcës, një telefonatë vjen në numrin e Vezirit, që e njofton, se pagesat u kryen.Për t’u bindur, që kështu ka ndodhur, u drejtuam dhe në Sigurimet shoqërore të Korcës, ku na u pohua, që problemi është zgjidhur nga Kryetari i degës së Kontributeve Bujar Laraku. Vezir Cocka mori në dorë vërtetimin e derdhjes së kontributeve për vitin 2007.

Sot është dita, që njihet si Friday, ose e premtja e parë pas ditës së falenderimeve.Uljet e mëdha të cmimeve janë traditë në botë në këtë ditë. Klintoni ka pyetur qytetarët shqiptarë, mbi vecoritë tona karakteristike, mes të cilave puthjet disa herë, apo sherret për të paguar në lokale e restorante.Përgjigjet e qytetarëve vijnë plot humor në këtë pjesë të parë të emisionit.

Për të dytën herë radhazi pas transmetimit në “Stop”,qytetarit Sabri Ceka, i cili vuan nga hemofilia a, dhe ka mungesë të port-ageve i kanë ardhur aget e duhura nga shumë qytetarë.Serxhio Prelashi, një qytetar me origjinë nga Elbasani, po prej vitesh jeton në Francë ka dhuruar rreth 150 age për Sabriun. Një qytetar, që kërkon të mos identifikohet, ka dhuruar age dhe 50 euro.Një tjetër qytetar nga Tirana, ka dhuruar age për 2 javë age.

Të Fundit