Sherri parlamentar Brace-Shehaj.
Në punimet e sotme të komisionit parlamentar të ekonomisë, Erion Brace u përplas me fjalë e më pas edhe fizikisht me deputetin demokrat Agron Shehaj. Gjithcka nisi si debat për mbështjetjen financiare të organeve të Vetingut dhe në komision po fliste ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj.Pas problematikës në “Stop” të tualeteve të terminalit të Qytetit Studenti, që u përuruan, por nuk hapeshin kurrë, ka ardhur dhe reagimi. Tashmë tualetet janë funksionalë, për drejtues automjetesh dhe pasagjerë, që kalojnë aty.
Gjoba absurde për duhanpirje dhe bllofi i kryeinspektorit Eltar Deda.
Në fillim të nëntorit “Stop” transmetoi rastin arbitrar të gjobës për duhanpirje në një lokal, ku pamjet filmike tregonin se ishte bosh. Luan Butuku, menaxher i lokalit, tregon, se edhe pas ankimimit, gjoba 3 milionëshe është lënë në fuqi dhe rruga e vetme, i ka mbetur gjykata administrative.Edvin Bica, përgjegjës juridik pranë Inspektoriatit Qendror shpjegon, një sërë shkeljesh, që janë bërë nga ana e inspektorëve të Inspektoriatit shëndetësor, që nga gjoba me bllok, kur duhet të jetë vetëm on line, e deri te mungesa e dokumentacionit.Gazetarja e “Stop” ia numëron këto shkelje kreut të Inspektoriatit shtetëror shëndetësor dhe përgjigja e vetme e Eltar Dedës, ishte: me këto vërejtje drejtohuni në Gjykatën Administrative.
Kukës, busti i Skënderbeut një vit “në mes të katër rrugëve”.
Plot një vit më parë “Stop” udhëtoi drejt qytetit të Kukësit, ku tregoi me pamje, sesi ishte katandisur busti i Skënderbeut. Para një viti autoritetet vendore thanë, se shumë shpejt do ta zgjidhnin vendqëndrimin e monumentit të heroit tonë kombëtar. Por këto ditë, “Stop” u rikthye në Kukës dhe për Skënderbeun, nuk ishte gjetur ende vendi.Petrit Palushi, këshilltar i kryetarit të bashkisë për kulturën, tha këtë herë, se sheshi është marrë në dorëzim dhe busti i Skënderbeut është restauruar. Ai pret datën 17 janar për t’u vendosur përmes një ceremonie festive.