STOP – EMISIONI 57 (SEZONI 2)

Moratoriumi i pyjeve në letër, pallati që iu ngjit shtëpisë në Lushnje.
Pamje të një kamioni të ngarkuar me dru në Librazhd, tregojnë se moratoriumi i pyjeve ësht vetëm në letër. “Stop” ka udhëtuar drejt Lushnjes, ku një qytetar me emrin Bajram ankohet, se një pallat i ri i është ndërtuar ngjitur me banesën e tij private. Ai thotë, se nuk sheh më diell me sy dhe një derë e vogël emergjence nuk është më funksionale, për shkak të murit të pallatit.

Skandali, 150 mijë lekë për një provim në Universitetin e Vlorës.
Një ditë më parë, prokuroria e Shkodrës njoftoi një sërë arrestimesh, pedagogë, sekserë dhe studentë, që shisnin provimet me para. Një gjë e tillë nuk duket të jetë fenomen i izoluar. Në universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, shitja e provimeve ndodh rëndom. Kamera e fshehtë e “Stop”, sjell rastin e pedagoges së shkencave, Dorina Mino, e cila jep provimet, kundrejt një pagese prej 15 mijë lekësh të reja për cdo të tillë. Madje pedagogia “ka rekrutuar” edhe seksere, për të mbledhur paratë e provimeve. Në fund, studentes i duhet të paguajë 30 mijë lekë të reja për dy provime…

Takimi me pedagoge Dorinën.
Studentja – Presore, erdhi gjë presore Dorina?
Përgjigjet pedagogia kalimtare- Po aty është.
Studentja- Presore përshëndetje! Erdha drejt, më morën në telefon nga shpia, më duhej të largohesha. Tani me X, (sekserja) nuk është se kam pasur shumë mundësi të flas , se më ndodhi një aksident i vogël në shtëpi. Më kanë humbur disa gjëra dhe telefonin s’e kam për momentin.Tani për pagesën, për një lëndë?
Pedagogia – Fol me X….
Studentja – Ëëë.. Presore, më duhet të iki tani prandaj po, erdha tek juve .Sic ju thashë më mori. Isha me dajën tani dhe  kam pak mamin në spital presore dhe nuk jam mirë . Tani për pagesën është sac ishte në kurs apo…?
Pedagogia-  Sa ishte në kurs, sa e kanë pasur të tjerët.
Studentja – Me 120 (mijë lekë të vjetra) apo..
Pedagogia – E mi aq sa të tjerët edhe ti, sa shoqet.
Studentja – Ok! Atëherë, unë kam dy lëndë. A t’jua jap lekët që tani  sepse..
Pedagogia – Jo nuk do m’i japësh mua, do t’ia japësh asaj.(sekseres) (
Studentja – Ok!
Pedagogia- Ik, tani ta mbyll edhe unë këtë.
Studentja – Ok! Duhet t’i jap Ermelindës 240 (mijë lekë të vjetra).
Pedagogia – Po.
Studentja – Ok në rregull. Faleminderit.

Takimi me sekseren.
Studentja – Shiko! Hajde ulemi në një tavolinë tjetër, sa të them nja dy gjëra unë.
Sekserja – Për ca?
Studentja – Epo hajt, se fola edhe një cikë me Dorinën, po hajde.
Sekserja – Cfarë tha ajo? Pse s’ia dhe lekët vetë?
Studentja – Nuk m’i mori moj. Unë prandaj po them. Hajde ulemi  cikë andej.
Sekserja – Qysh t’ia jap unë asaj lekët, moj?!
Studentja – Po prandaj, po them. Hajde ulemi cikë vec , ca do bëjmë tani?
Sekserja – O…  po pse s’i the, që presore nuk e takoj dot X (sekseren).
Studentja – I thashë. O presore, kam mamin në spital, i thashë  …
Sekserja – Nuk e takoj dot X, (sekseren) ia jepje lekët .Pse s’i merrte ajo?
Studentja – Nuk i merrte.
Sekserja – Më dërgoi mesazh mua dje ajo. Nuk i marr lekët nga ata (studentët ), mblidhi ti .
Studentja – Shiko…Unë..
Shoqja – Ti i ke lekët tani?
Studentja – I kam moj lekët e saj . Po tani… Ej, dëgjo këtu..
Shoqja – Coja edhe të kësaj, edhe mos merr më lekë. Se do hapet ndonjë nam andej nga shkolla dhe do thojë: i mblidhte lekët X (sekserja). Jepi dhe të … dhe mos i jep më, se e ha sa krahu.
Sekserja – Hajt, të më kalojnë më ata. Sa turp më vjen.
Shoqja – Jepi edhe të … ti, se s’ka kujt t’ia japi ajo dhe mos i merr më njeriu. Thuaj: ik jepja pedagoges vetë.
Studentja – Edhe asaj thuaj, që nuk merrem më. Hajde ulemi neve , t’i jap me stil unë, hajde ulemi atje.
Sekserja – Futi tek canta.
Studentja –Shiko, dëgjo këtu! Shiko, ajo mua më tha: i thashë unë presore aq sa ka qenë? Se s’doja t’i thoja  a do 150 ( mijë lekë të vjetra).
Sekserja – Ajo më tha mua 150 (mijë lekë të vjetra), lajmëroji . Ja ku e kam mesazhin (tregon telefonin). I thuaj tha, që është një  e gjysëm, 150. Dale Dorina.  Shumë, shumë faleminderit, më thotë mua. Edhe po munde X… lajmëroji pak, që është një e gjysëm, pa të bezdisur. Më fal, që të bezdisa. I thashë unë, s’ka problem.
Studentja – I thashë unë , presore aq sa ka qenë në kurs, i thashë unë 120? Aq tha. Tani për dy lëndë, të jap 240 i thashë unë? Fol me X, tha ajo .
Shoqja – Kam hall, se po ia dhe 120,  s’të kalon ajo.
Sekserja – Merr lekë, pa iu dridhur dora. Nuk i bën përshtypje fare moj, fare . Nuk do t’ia dijë fare, po të them.
Studentja- Po mirë. Përvec meje, tjetër i ka dhënë lekë asaj?
Sekserja – I kanë dhënë … e këta cunat. …. i dha 300 (mijë lekë të vjetra) asaj, për të dyja.
Studentja – 150 mijë lekë një.
Sekserja – I dha edhe njëri, 150 për një lëndë. Se ajo bën edhe pyetje, nuk kisha cfarë t’i bëja. Sa i ke thënë ti, aq thuaj edhe mos ta zgjasim më.
Studentja- Na këtu, X nuk kam kohë , nuk kam marrë as portofol sot. I kam marrë, futur në xhep.
Sekserja – Ashtu, të shikojnë të tërë.
Studentja – Hë, moj hë, se lekët e qirasë po të jap. 150 (mijë lekë të vjetra).
Sekserja – A, mos i hëngërt!
Studentja –Atë thuaj, se i kam edhe 50-tëshe. Numëroji edhe një herë, sa kam. Numëroji moj, sa kam.
Sekserja- Nuk i numëroj dot. Pa pikë turpi i merr ajo, hë…
Studentja – E unë s’të thashë, qysh i merr.

Pjesa e tretë kur ecin në rrugë
Sekserja – Ajo s’bën kurrë për ne, vdektë në vend! U cfarë njeriu!… U cfarë robi, si s’i vjen keq moj, si… nuk e di unë cfarë njeriu paska qenë. Njeri pa shpirt. Ajo është…
Studentja – Moj coji edhe mesazh ti asaj. Presore thuaj, m’i dha lekët …. thuaj, më dha 300. (mijë lekë të vjetra)  Edhe thuaj, rregulloja atë, thuaj..
Sekserja – Pikët.
Studentja –  Pikët në sistem, thuaj.
Sekserja – Po, e di vetë ajo. Na thotë edhe mos e zgjat më, pa mirë. Ua nuk e ke idenë, sesi ndihem.
Studentja – Cfarë po i shkruan?
Sekserja – Në rregull, i thashë.
Studentja – I the, që ia mora.
Sekserja – Po, pa merak moj …, se nuk jam …
Studentja – Nuk po them tek ty , kam hall tjetër. Kam hallin e saj.
Sekserja – Ajo do ta rregullojë, se s’bën, se ndryshe kemi ne cfarë i bëjmë pastaj. Unë i bëj… Qysh t’i marri ajo lekët?
Studentja – Po sa lekë mori tani, për semestrin e dytë ajo?
Sekserja – Ajo, 120  mori, në kurs po them.
Studentja –  Në total?
Sekserja – Ëë në total…Po di unë…Po mori shumë. Cfarë thua o …., ishte gjithë klasa.
Studentja – Po ti, sa i dhe asaj?
Sekserja – Unë, që më dhanë këta, që nuk vinin në kurs,  ë.. 700- 800 (mijë lekë të vjetra). Unë ia dhashë të tëra njëherësh. Ca 700? Një milionë e ca. 900 (mijë lekë të vjetra) mbaj mend, që kisha dhe ikja me frikë rrugës, se kisha gjithë ato lekë.
Studentja – Ëhë.

 

Skënderbeu “jetim” në sheshin e Kukësit me emrin e tij.
Rikonstruksioni i sheshit Skënderbej në Kukës është bërë, por ajo, që bie në sy, është mungesa e bustit të heroit kombëtar, emrin e të cilit mban ky shesh. Drejtori i Urbanistikës Vullnet Cika thotë, se edhe busti i heroit do të vendoset, por në përmasa më të mëdha. Sipas tij, vonesa ka ardhur, për shkak të gjetjes së një studioje prestigjoze për pjesën e trupit. Deri atëherë, bashkia Kukës ngushëllohet me pankartën “Zoti e do Kukësin”?!…

Të Fundit