STOP – EMISIONI 58 (SEZONI 2)

Qeveria “festë” në Kolonjë, pezullohet pedagogia e Vlorës.
Pasditen e djeshme kryeministri Rama ishte në Kolonjë për të falenderuar banorët për votën ndaj kreut të ri të bashkisë, kandidatit socialist Ilia Selfo. Rama tha, se pas të dielës është edhe më shumë në borxh me qytetarët e Kolonjës. Ndërsa zëvendësi i tij Niko Peleshi vlerësoi faktin, se Ilia Selfo është votuar, pasi i shërbeu në profesionin si mjek edhe të majtëve edhe të djathtëve. Vetë ky i fundit cmoi si moment kulmor ardhjen në Kolonjë të Edi Ramës plot 3 herë…Një ditë më parë, kamera e fshehtë e “Stop”, faktoi shitjen e provimeve nga pedagogia e Universitetit të Vlorës Dorina Mino. Sot prokuroria e rrethit ka nisur hetimet për cështjen, ndërsa universiteti “Ismail Qemali” e ka pezulluar atë nga detyra.

Avokatja Alberta Gega dhe kalvari i mashtrimit 100 mijë euro.
Engjellushe Mehmeti denoncon në “Stop”, se bashkëshorti, Dauti, i ka dhënë avokates Alberta Gega 100 mijë euro, për të sistemuar dokumentacionin, për një pronë prapa hotel “Diplomat”.Gjithcka është bërë më një kontratë me afat 1-mujor. Kontrata nuk u zbatua dhe Dauti kërkoi kthimin e shumës, por avokatja nuk pranoi t’ia japë.Vetë avokatja Gega thotë në kamera të fshehtë, se 100 mijë eurot janë shpenzuar për honorare tani cështjen e ka gjykata.

Kronikë e zgjeruar:

Emisioni “Stop”, solli historinë e Engjëllushe Mehmetit, bashkëshortes së Daut Mehmetit, i cili vite më parë ka qenë ortak i fabrikës së pijeve alkoolike “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Në pamundësi për të folur vetë Dauti, pasi ai ka pësuar një infarkt nga kjo histori, vetë Engjëllushja tregon për odisenë 9 vjeçare nëpër gjykata. Historia ka të bëjë me një pronë prapa hotel “Diplomat”, ku avokatja Alberta Gega ka marrë 100 mijë euro, për të sistemuar dokumentacionin për këtë pronë, në të cilët Dauti do të ndërtonte një pallat. Gjithçka është bërë me një kontratë me afat 1- mujor. Kontrata nuk u zbatua dhe Dauti kërkoi kthimin e shumës, por avokatja nuk pranoi t’ia japë. Tashmë kanë kaluar nëntë vite sorollatje dhe Dauti bashkë me Engjëllushen nuk kanë gjetur ende drejtësi.

“Burri im ka pasur fabrikën e pijeve alkoolike të konjakut, pra ka qenë një nga ortakët e fabrikës “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu”. Më pas këtë e shitën dhe ne menduam të merreshim me diçka tjetër. Na prezantuan me një avokate Alberta Gega, e cila i tha burrit tim që: “a do një shesh ndërtimi?” Po, i tha im shoq. Kam një mbrapa hotel “Diplomat”, e kam të gatshme, vetëm dy firma janë për të marrë edhe mbaron kjo histori. Në këmbim të kësaj ajo donte 100 mijë euro. Shkojmë tek banka dhe kalojmë lekët nga llogaria jonë, në llogari të saj. Më vonë banka thërret bashkëshortin tim. Ata kërkonin një letër, se pse këto lekë kanë kaluar në emër të saj. Më pas bashkëshorti im, i tha avokates që të bënte një deklaratë, se pse po kalojnë këto lekë në emër të saj. Afati ishte që për një muaj, a për një vit, ne ta merrnim atë pronë dhe të nisnim ndërtimin. Kaloi viti i parë, i dyti, i treti e kështu me radhë. Ne filluam të shqetësoheshim për këtë gjë, se çfarë po bëhet? Shkon më pas burri im, denoncon për këto gjëra. Pas investigimeve të bëra se çfarë thamë ne, ishin të vërteta, këto nxorën fletë arresti. Më pas kjo (avokatja) u fsheh. Pastaj paskan bërë një gjyq, që ky hetim i bërë nga hetuesi nuk quhet, pasi paska qenë në stazh. Bëhet gjyq në Shkallë të Parë në Tiranë, tek Krimi Ekonomik dhe del, që nuk është i vlefshëm hetimi. E njejta gjë edhe në Shkallë të Dytë. Në Shkallën e Dytë, isha bashkë me burrin dhe aty atij i ra infarkt, në sallë të gjyqit dhe kemi shkuar direkt në spital. Ata më pas e çuan në Shkallë të Parë, për t’a nisur nga e para. Kjo më pas e mori e hodhi në Gjykatë të Lartë, për t’a zvarritur. Gjykata e Lartë e çoi sërish tek Shkalla e Parë,ku u dha vendimi i Shkallës së Dytë për t’a nisur nga e para. Dhe kjo prandaj m’i dha këto lekët, për të më thënë që unë ia njoh borxhin, por nuk merret vesh se thotë, unë i jap lekët dhe këto nuk duan lekë, i them a i doni tokat, këta duan lekët. Unë nuk e di se çfarë bëhet këtu, nuk po gjej drejtësi kurrkund, unë dua lekët, nuk dua t’a fus në burg këtë njeri. “

Më pas gazetari shkoi për të takuar me avokaten Alberta Gega, e cila i ka kthyer vetëm 12 milion lekë, ndërsa lekët e tjera sipas saj, janë shpenzuar për honorare.

Gazetari – Kjo kontratë që po flasim një mujorëshe ka qenë?
Avokatja – Kontrata ka qenë me afat një mujor. Dhe pas kësaj, palët do shkojnë ta zgjidhin në arbitrazh.
Gazetari – Po lekët ku janë? Këtë s’e kuptoj!
Avokatja – Lekët kanë shkuar në shërbime, janë prishur…
Gazetari – 100 mijë euro?
Avokatja – Po, 100 mijë euro.
Gazetari – Po çfarë shërbimesh?
Avokataja – Ja lexoji këto shërbime: arkitekt, topograf dhe pronarë të truallit, të cilët na vunë për të gjetur dokumentacionin, që nga vendimet e Këshillit Bashkiak, që nga kur e kishin ndërtuar lejen e ndërtimit gjithë këto, komplet honorare.
Gazetari – S’janë shumë?
Avokatja – Po kaq shumë, të duken shumë ty?
Gazetari – Shumë!
Avokatja – Që të jenë 100 pronarë atje në sipërfaqen e pronës, të gjesh nga arkiva ?
Gazetari – Po çfarë i ke dhënë pronarëve? Si janë konsumuar 100 mijë euro? Më fal që pot ë pyes, por duhet të jem unë i qartë.
Avokatja – kemi nxjerrë, që nga momenti që është ndërtuar objekti, nga ndërmarrjet e shtetit, deri në momentin, kur këto objekte janë kthyer në fonde banese.
Gazetari – I keni të gjitha këto me fatura, që mund t’i provoni?
Avokatja – Këto do t’i paraqesim në gjykatë në momentin, që ky zotëria kërkon ta bëjë, do ta bëjë një konflikt civil.

Kthim në mesjetë, shkolla e Paskuqanit 2 vjet pa drita.
Nxënës, mësues e prindër ankohen, se në shkollën 9-vjecare “Azem Hajdari” në Paskuqan, prej 2 vjetësh mungon energjia elektrike. Problemi bëhet më i mprehtë tani që dita është e shkurtër dhe moti është ftohur.Drejtori i shkollës Besnik Daci se i është drejtuar me shkresa bashkisë së Kamzës, por nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa drejtori i arsimit në këtë bashki, Gani Berisha premton të paktën një zgjidhje provizore, meqë sipas tij “Stop”-i i shkon cështjeve deri në fund.

Të Fundit