Emisioni “Stop” sjell detaje mbi aktivitetin e kompanisë “Kurum”, nga viti 1998 e deri më sot dhe rezulton, se në më shumë se 20 vjet, kjo kompani ka vjelë resurset tona kombëtare përmes një mijë e një manovrave.Në vitin ’98 iu dha me koncension Ndërmarja e prodhimit të hekurit, Elbasan, të cilën e privatizoi në vitin 2008.Në vitin 2010 iu tha me koncesion Miniera e Kalimashit dhe Rafineria e Naftës në Cërrik.Në 2013-ën, Kurumi mori me koncension 4 hece, në Mat dhe Sarandë.Nga viti 2016 deri në 2018-ën, Kurumi nisi procedurat e falimentit dhe në këtë kohë aktivizoi sërish shoqërinë përmes gjykatës.Në të gjitha sipërmarrjet e veta, Kurumi dështoi. Në Rafinerinë e Cërrikut u premtuan 48 milionë euro investime, por në fund u shit për skrap.Terminali i Kontenierëve në Durrës nuk përmbushi investimet dhe kushtet e kontratës. Koncensioni u hoq nga Gjykata e Apelit Administrativ, por ky vendim nuk është ekzekutuar deri më sot. Në Minierëm e Kalimashit, ndër më të mëdhatë në vend, Kurum sërish nuk zbatoi kontratën.Gazetarët e “Stop” sjellin edhe skandalin e relatorit të Apelit Administrativ, Arjan Qafa, i cili nuk shfuqizon kontratën koncesionare, krejtësisht në shkelje.Një analizë e shkurtër e gjyqtarit, tregon, se pasuria e tij është absolutisht e pajustikueshme.Rezulton, se gruaja e tij, me punën si mësuese dhe shitëse, ka kursyer 710 mijë euro për 5 vjet?! Arjan Qafa zotëron edhe 6000 m2 tokë bujqësore në Gjurm-Kurbin dhe 1000 m2 tokë pyll në Shëngjin.
Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari kanë hyrë të dyja sot në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, njëra e betuar te noterja dhe tjetra te presidenti,pretendente për të njejtën karrike të anëtares së kësaj Gjykate. Presidenti Meta ka deklaruar sot, se parlamenti mund të shpërndahet me një dekret dhe qeveria mund të rrëzohet me një mocion. Ai tha, se në kohën e duhur do t’i drejtohet popullit dhe gjithë botës, për të mbrojtur demokracinë.”Stop” është ndalur te panairi i përvitshëm i librit dhe sjell atmosferën me humor, duke shtruar edhe pyetjen, nëse më shumë klikohen librat dhe foto me libra, apo fotot nga plazhi nëpër rrjetet sociale.
Në 13 shkurt të këtij viti transmetuam ankesën e një grupi banorësh të Laknasit, në zonën e quajtur “Plepat e Brukes”, bashkia Kamëz. Ata thanë, se jetonin këtu prej 300 vjetësh.Por rastësisht mësuan, se bashkia ia kishte dhënë pyllin me qira një shoqërie, që kishte si synim ta shndërronte në stallë bagëtish.Për të arritur këtë qëllim, pylli është regjistruar si zallishte.Kërkesat zyrtare e peticionet, nuk morën asnjë përgjigje nga bashkia Kamëz dhe as nga portali i bashkëqeverisjes. Kryebashkiaku aktual Rakip Suli, thotë, se është vënë në dijeni këto 45 ditë, që është në detyrë dhe ka biseduar me subjektin, që t’i pezullojë punimet, sa të shprehet Prokuroria.Tani Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ia pranoi kërkesë padinë banorëve dhe ky ishte suksesi i parë i cështjes në fjalë.Eksperti i mjedisit, Sazan Guri, që ka bërë aktin e ekspertimit, thotë, se është bërë një shkelje shumë e rëndë, pasi nën hijen e një Agro-biznesi është bërë kasaphanë mjedisore.Sipas Gurit, zona e Kamzës është e tejngopur me thertore dhe numri i tyre arrin në 4.