Look-u i shtrenjtë i deputetëve dhe urimi i Ramës: suksese në jetë!
Erjon Brace dhe Agron Shehaj, deputetët e komisionit parlamentar të ekonomisë, kanë debatuar për koston e xhaketës apo kanatjeres së njëri-tjetrit, ndërsa diskutoheshin projekt-ligjet e buxhetit të vitit të ardhshëm. Kryeministri Rama mori pjesë sot në një aktivitet të bankave dhe për të ilustruar gjendjeve e rrugëve përdori shprehjen “suksese në jetë”, një shprehje tashmë shumë popullore, me të cilën, ish ministri i tij i shëndetësisë Ilir Beqaj shkarkoi një zyrtar lokal të sigurimeve shëndetësore, që nuk mori pjesë në aktivitetin e PS-së.
Përleshje dhe gjak në gjykatë/ historia e trishtë e babait me HIV.
Cështjet e divorcit dhe kujdestarisës së fëmijëve, kanë shkaktuar shumë plagë sociale në vend, deri edhe viktima. Kamera e “Stop” ka filmuar pamje të pabesueshme në ambientet e Gjykatës së Tiranës, ku një konflikt fizik mes një cifti në proces divorci përfshin edhe policët, deri në gjakosje.
Emisioni “STOP” sot transmetoi historinë e dhimbshme të një babai të divorcuar në Vlorë, i cili pasi u diagnostikua me HIV AIDS, bashkëshortja e tij e ndau dhe pas një procesi të gjatë gjyqësor nuk e la ta shihte më vajzën, megjithëse vendimi i gjykatës e detyron ta bëjë këtë.
Antoneta e ka çuar çështjen në Apel dhe mban vetë urdhrin ekzekutiv, duke kërkuar raport mjekësor, që vajza nuk rrezikon.
Avokati i denoncuesit kërkon në dyert e gjykatës një dublikatë të vendimit, në mënyrë që klienti i tij të mund të shohë të bijën.
Emisioni ”STOP” iu drejtua mjekut infeksionist, Genti Stroni, i cili shpjegoi se për vajzën nuk ka rrezik infektimi, për shkak të specifikës së përhapjes së virusit HIV.
“Unë kam qenë i martuar prej 8 vitesh dhe kemi fatur një fëmijë, një vajzë. Prishja e kësaj martese ka filluar që kur unë u sëmura me 4 diagnoza, polineurit, kronikë aktive, dyshohej madje edhe për tumor dhe sëmundje infektive HIV AIDS.
Pasi bashkëshortja ime mësoi që isha i infektuar me sëmundjen HIV AIDS, mori vajzën 2 vjeçe. Kam gati 3 vjet e 9 muaj pa e parë me sy vajzën time. Nga momenti që nuk mund të rimëkëmbnim martesën tonë, i drejtohem gjykatës.”
Më datë 24.12.2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë vendosi zgjidhjen e martesës, lënien e fëmijës për rritje dhe edukim nga nëna, si dhe përcaktimin e të drejtës së takimit të babait me fëmijën çdo të shtunë, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, vetëm në prezencë të nënës dhe nën mbikqyrjen dhe kujdesin e saj.
Denoncuesi tregon se ish – bashkëshortja e tij e ankimoi vendimin dhe e çoi në Gjykatën e Apelit, e cila vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ndaj ajo vendosi që të “mbajë peng” urdhrin ekzekutiv, duke kërkuar raport mjekësor nga Ministria e Shëndetësisë, ku thuhet se vajza nuk rrezikon të infektohet nga i ati.
Ai tregon se specialistët, të cilët janë marrë me këtë çështje, kanë konfirmuar se nuk përbën rrezik publik.
“Unë nuk e di ku është dhe si është vajza ime. Për këtë iu drejtova emisionit “STOP”. Nga ish – bashkëshortja ime duhet të pres që vajza ime të mbushë 18 vjeç që të vendosë ajo vetë. Mua më janë hequr të gjitha të drejtat!”, përmbyll babai që kërkon vetëm të takojë vajzën e tij.
Gazetarja e emisionit “STOP” ka komunikuar me avokatin mbrojtës, i cili tha se ka bërë kërkesë në gjykatë për dublikat të urdhrit të ekzekutimit, por ia kanë rrëzuar dy herë.
Avokati i ish – bashkëshortes, Skënder Mustafaraj shprehet se nuk ka informacion se çfarë ka bërë klientja e tij me urdhrin e ekzekutimit.
“Klientja duhet të zbatojë vendimin e gjykatës! Pavarësisht nga gjykimi që i ka bërë gjykata, ajo pretendon se fëmija rrezikohet nga kontakti me babain. I padituri ka të drejtë t’i drejtohet gjykatës dhe të kërkojë lëshimin e një dublikati të urdhrit të ekzekutimit”, tha avokati Mustafaraj.
Gazetarja iu drejtua Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë për të marrë informacion se përse është rrëzuar dy herë kërkesa e babait të vajzës për dublikat të urdhrit të ekzekutimit.
Kancelarja – Ky është vendimi i Gjykatës i printuar nga sistemi, ku gjeni dhe arsyetimin e rrëzimit të kërkesës.
Gazetarja – Në momentin që një vendim gjykate, titulli ekzekutiv mbahet peng nga paditësi, juve si institucion, domethënë, duke qenë përpara këtij fakti, me dy kërkesa të tilla, nuk mund t’i jepni dublikatën palës tjetër?
Kancelarja – Ligji parashikon që urdhri i ekzekutimit lëshohet vetëm me një kopje, të cilën e ka tërhequr pala paditëse. Pastaj palës i ka lindur e drejta për të bërë kërkesë për dublikantin. Nëse është e drejtë apo jo, këtë e drejton gjyqtari, që ka dhënë edhe vendimin.
Ndaj gazetarja shkon në fshatin Sevaster për të pyetur ish – bashkëshorten e denoncuesit se përse po “mban peng” urdhrin ekzekutiv të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nuk e depoziton në Përmbarim.
Antoneta – Jo, unë nuk mbaj peng asnjë gjë.
Gazetarja – Çfarë raporti mjekësor i kërkoni ju …
Antoneta – Siguria për fëmijën tim, sigurinë mjekësore të fëmijës.
Gazetarja – Ju keni informacion se cilat janë mënyrat sesi transmetohet SIDA?
Antoneta – I di të gjitha informacionet se ti mund të kesh atë (mikrofonin), po unë mund të di më shumë se… ta dish këtë ti, që kur ke një hall, ke një problem …
Gazetarja – Çfarë frike ke? Kush është meraku juaj?
Antoneta – Çfarë frike kam? Meraku im është vajza moj! Çfarë meraku kam unë… po është fëmija moj …
Gazetarja – Mirë, por vajzën nuk e ke vetëm ti, e ka dhe zotëria.
Antoneta – Kush? Ke fëmijë ti vetë? Moj ti shoqe, ke fëmijë ti?
Gazetarja – Ju lutem, pse e mbani peng …
Antoneta – Nuk mbaj asgjë peng unë.
Gazetarja – Titullin!
Antoneta – Çfarë titulli moj?
Gazetarja – Po atij ia ka dhënë të drejtën gjykata!
Antoneta – Ik moj, shporru! Bjere dhe Gjykatën e Tiranës!
Për më tepër informacion rreth sëmundjes infektive HIV AIDS, gazetarja komunikoi me një mjek infeksionist, Genti Stronin.
“Praktikisht transmetohet nëpërmjet lëngjeve të trupit, por më së shumti është pjesa e gjakut dhe produkteve të tij ajo që bën transmetimin e këtij virusi. Nuk ndodh që transmetimi të jetë në kontaktin me dorë, duke u përqafuar apo puthur me këta persona. Nuk ndodh që transmetimi të jetë nëpërmjet ushqimeve që mund të ndajnë në familje disa persona”, shpjegon mjeku Stroni.
Denoncimet në “Stop”, shkarkohet Kristaq Thimjo,kreu i mjedisit Gjirokastër.
Menjëherë pasi emisioni “Stop” transmetoi abuzimet e përsëritura të Kristaq Thimjos, kryeinspektor i mjedisit në Gjirokastër, drejt qytetit jugor u nis sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, në cilësinë e kreut të komanduar të ISHMP.Pas inspektimit, Plarent Ndreca deklaroi shkarkimin e Kristaq Thimjos, pasi sic tha ai, konstatimet e bëra në “Stop”, ishin të vërteta dhe vec kësaj për një vit e gjysmë, Thimjo nuk e ka patur statusin e nëpunësit civil, cka i bën nuk veprimet e vendimet e tij.