STOP EMISIONI 5 (sezoni 9) 8 shtator 2023 Shet ne klinike private produkte pa fature, drejtori: eshte ne terren!

Ish-Presidenti i Urdhrit profesional të mjekut veterinar denoncon në “Stop” zgjedhjet e qershorit për presidentin e ri. Sipas tij në mënyrë të kundraligjshme në krye të këtij institucioni u zgjodh Ervin Resuli, i cili nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në ligj dhe statut. Resuli arriti të bëhet president, megjithëse u përjashtua si kandidat për në Këshillin Kombtar.Ervin Resuli nuk është i vetmi veteriner në familje.Bashkëshortja e tij, ushtron të njejtin profesion, madje ka si biznes një klinikë në emrin e saj në Fier.Por gjatë kohës, që ajo është në klinikë në Fier, duhet të ishte në punë, në drejtorinë rajonale të Veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve në Vlorë.Ne e gjetëm zonjën Resuli në klinikë, ku shet produket me fatura të dyshimta tatimore. Ndërsa në punën shtetërore, drejtori thotë, se zonja është në terren. s

Të Fundit