Elon Musk baba për herë të 11-të

Elon Musk është bërë baba për herë të njëmbëdhjetë. Data e lindjes së fëmijës, të ardhur në jetë lidhja e Musk me këngëtaren kanadez Grimes, nuk dihet, por supozohet se i vogli i quajtur Techno Mechanicus është pak më pak se një vjeç.

Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë: X Æ A-12, emri i shkurtuar në “X” dhe Exa Dark Sideræl, i njohur si “Y”. Lajmi për një fëmijë të tretë është zbuluar në një biografi të re të manjatit amerikan të shkruar nga Walter Isaacson.

Techno Mechanicus, thirret ndryshe Tau. Zgjedhja e shkronjës Tau, e nëntëmbëdhjetë e alfabetit grek, nuk është e rastësishme.

Rrjedh nga shkronja fenikase taw e cila përfaqësohej si X moderne, një shkronjë që përbën një obsesion të vërtetë për manjatin dhe të cilën ai e përdori për të riemërtuar Twitter.

Elon dhe Grimes ishin bashkë nga viti 2018 deri në vitin 2022, megjithatë, ata mbajtën një marrëdhënie “të lirshme”, siç deklaroi vetë Musk.

Aq sa të dy u panë së bashku disa muaj më parë me pushime në Portofino.

Të Fundit