STOP-EMISIONI 49(SEZONI 6) 12 Nëntor 2020-Berat/ vdes në Gjermani, del i gjalle në gjendjen civile,të bijes i mohojnë bursën.

Denoncimi i radhës vjen nga qyteti i Beratit. Një konflikt i hershëm, që ka ndarë një familje, ka bërë që studentja e vitit të parë, të mos plotësojë kriterin për të përfituar bursë, pasi i ati i ndjerë, që ndërroi jetë në Gjermani në 22 gusht, figuron ende i gjallë në Gjendjen Civile. Klea Sholla, flet në emër të së motrës studente dhe thotë, se që kjo e fundit të përfitojnë bursën, duhet të faktohet mungesa e njërit prind.Në angjensinë funerale thonë, se duhet të vijë skeda e vdekjes, bashkë me vulën apostile, që të bëhet çregjistrimi.Në gjendjen civile, kur babai i vajzave rezulton i gjallë, shpjegojnë, se familjarët nuk kanë shkuar kurrë pranë këtij institucioni.Gazetari i “Stop” ve përballë familjarët në konflikt të të ndjerit, motra e të cilit shprehet, se dokumentacioni në Gjermani është shumë i vështirë për t’u sjellë për shkak të Covid-it.

Kryeministri Rama atakoi dje presidentin Meta, kur tha, se Likja thotë, se qeveria nuk asnjë plan, ndërsa plani i vetëm, që ka Likja, është si t’i ndajë dëshmorët në mjeshtra sporti, mjeshtra pune e mjeshtra votash.Dhe nuk vonoi reagimi i presidentit, i cili nxorri sot një tjetër dekoratë. Meta vlerësoi me dekoratën “Nënë Tereza” veprimtarin Skënder Përpepaj, pasi ky fundit ka ndërtuar rrugë e kullë në vendlindjen e tij Curraj.

Kemi udhëtuar drejt fshatit Kënetë të Bashkisë Shijak, për t’u takuar me familjen Smoqi. Banesa e kësaj familjeje u dëmtua dy herë nga tërmetet e vitit 2019, duke lënë pasoja. Banesa është në emër të kryefamiljares, zonjës Lutfije Smoqi, por me të jetojnë edhe djali, nusja, dy fëmijët e mitur, ndërsa presin në jetë edhe dy të tjerë.Përballë kanë një cadër, të cilën sic na tregon ajo, e kanë siguruar privatisht. Pretendimi i zonjës Lutfije është, se është lënë jashtë vëmendjes së njësisë administrative dhe bashkisë së Shijakut. Pavarësisht, se niveli i dëmeve është përcaktuar si DS 3, ajo pohon, se dëmtimet janë më të mëdha.gazetari i “Stop” interesohet pranë njësisë administrative dhe pas takimit me kryetarin e bashkisë, ky i fundit thotë, se zonja Lutfije ka mundësi të tërheqë shumën e parave nga granti i rindërtimit.

Të Fundit