E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 48(Sezoni 8) 9 Nentor 2022-“Pusho, fike telefonin”! Policia Tepelene mban ane ne ceshtjen e prones.

Jemi në Tepelenë në fshatin Progonat për një konflikt pronësie midis dy familjeve. Liljana Daci, njëra prej trashëgimtareve, na tregon historikun e kësaj prone. Në vitin 1985 tragëshimtarët Daci, që ishin 8 pjesëtarë, ia lanë për ruajtje dhe për të jetuar një zonje, Aishe Daci, me të cilën ishin kushërinj të largët, me kushtin, që kjo pronë të mos tjetërsohej. Në vitin 2021 Aishe Daci ndërron jetë dhe pas nderimeve për të ndjerën, pasardhësit e kësaj të fundit refuzuan t’u jepnin celësat e shtëpisë trashëgimtarëve të ligjshëm. Dy palët iu drejtuan gjykatës, e cila i dha të drejtë 8 trashëgimtarve të ligjshëm. Me vendimin e gjykatës në dorë, të 9 pronarët e ligjshëm shkojnë në Progonat për të rimarrë shtëpinë. Pala tjetër kishte nisur ta boshatiste banesën.Por policia e urdhëruar nga shefi Armand Koni ka shkuar në Progonat në mes të natës dhe ka shoqëruar 4 gra të familjes, në shkelje të ligjit.Po kështu policia ka shoqëruar edhe avokatin e familjes Zace Islami.Pa asnjë lloj shkrese policia e Tepelenës ka mbajtur në ruajtje për 3 ditë shtëpinë e trashëgimtarëve Daci.

Në seancën e sotme parlamentare, ku diskutohej paketa fiskale dhe buxheti për vitin e ardhshëm, kryeministri u përfshi në replika me deputetët e opozitës.Gjatë debatit Ram iu drejtua deputetit të Peqinit Dashnor Sula, duke e krahasuar me një gjeldeti Peqini.

Një ditë më parë, një qytetar nga Puka, i quajtur Zamir Puka, denoncoi në redaksinë tonë dhunën e përdorur nga ana e shefit të komisariatit të këtij qyteti Pjerin Lazri.Ky i fundit, për një inat personal, i ka cuar patrullën e i ka hequr patentën Zamirit.Gjatë një ballafaqimi me qytetarin, Pjerin Lazri, i tha këtij të fundit, se nuk pyet për njeri, duke e sharë me libër shtëpie. Nuk mjaftoi kjo, por shefi i uniformave blu, e kërcënoi, se do e fusë në dhe e do i marrë jetën, duke e goditur edhe fizikisht.Pas transmetimit të emisionit “Stop”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Mehmet Rrumbullaku shkarkoi përjashtoi nga rradhët e Policisë së Shtetit, shefin e Komisariatit të Policisë Pukë, Pjerin Lazri. Ky i fundit, sipas deklaratës së policisë, ka shkelur rëndë Kodin e Etikës dhe të komunikimit, duke tejkaluar kompetencat dhe duke abuzuar rëndë me atributet, që i jep ligji dhe detyra.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑