Coronavirusi duket se ka gjunjëuar sistemin shëndetsor shqiptar, duke nisur që nga faza e parë, marrja e tamponëve dhe përgjigja e tyre shumë e vonuar.Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon, se për tamponin e datës 25 tetor, duhet pritur 10 ditë për të marrë përgjigjen.Një tjetër qytetareje nuk i gjendet tamponi fare dhe pas 11 ditësh i thonë, që ta përsërisë, se nuk është marrë mirë.Një berber tregon, se ka 10 ditë, që ka bërë tamponin e nuk ka marrë përgjigje dhe gjithë këto ditë ka patur shumë kontakte me klientë të tij.Gjithë kjo situatë rrezikon, jo vetëm personat, që i janë nënshtruar tamponit, por edhe gjithë kontakteve të tyre, duke përhapur me shpejtësi koronavirusin në vend.
Mbylli sytë ditën e djeshme një prej ikonave të humorit shqiptar, Koco Devole. Ai u nda nga jeta, pasi gjendja e tij shëndetsore u përkeqsua, për shkak të infektimit nga covid 19.”Stop” i kushton një përshpirtje aktorit të humorit, regjisorit, skenaristit dhe karikaturistit Devole, i cili na dhuroi mijëra të qeshura gjatë jetës së tij të pasur artistike.
Pak ditë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e qytetarit nga Elbasani Sabri Ceka, i cili denoncoi mungesën e ageve, nëpërmjet të cilave, ai merr medikamentet për sëmundjen e rrallë që ka, Hemofili A, një sëmundje gjaku.Pas transmetimit të shqetësimit, Stop pati reagime të shumta nga institucione e qytetarë. Vetë Sabri Ceka, shprehet, se i kanë shkruar në facebook, 2 mjekë nga Mati, njëri prej të cilëve i premtoi sigurimin e ageve për një vit. Një zonjë, që jeton në Gjermani, i është ofruar për ta ndihmuar, Familja Kacani nga Fieri,i është gjendur me 19 age. Infermierja Brikena nga Malta me 22 copë të tilla.Po kështu Spitali i Elbasanit i ka siguruar 4 age.Përvec ageve,infermierja sjell si risi dhe tekniken e re mjeksore, për vendosjen e portit, e cila nuk sforcon organizmin dhe kursen age. Kjo teknike mundëson, që një age të qëndrojë 7 ditë në trup, pa qenë nevoja, që pacienti të shpohet 2 herë brenda javës.