Një denoncim ka ardhur në “Stop” për subjektin, që fut në Shqipëri suplementet Oben dhe Kolagjen X. Subjekti në fjalë bën konkurencë të pandershme dhe evazion fiskal, duke shmangur tvsh-në prej 20 % dhe duke u deklaruar si biznes i vogël.Nëpërmjet QKB-së zbulojmë kush operon pas këtij subjekti dhe zbulojmë fakte, se ky subjekt ka xhiro të konsiderueshme dhe duhet të taksohet si biznes i madh.Ne porosisim on line produktet e këtij subjekti, por malli nuk shoqërohet me faturë tatimore. Ne u përpoqëm të kontaktojmë me aksionerët e kompanisë, e cila rezulton, se operon vetëm në Korcë dhe shet vetëm online.Më në fund komunikuam me zonjën Alma Beqiri, e cila ka këtë aktivitet.Zonja Beqiri Alma shmanget, duke thënë, se do të na verë në dispozicion avokaten dhe financieren e kompanisë. Por pas këtij momenti, ajo nuk iu përgjigj më interesit tonë.
Ditën e djeshme opinioni publik u trondit nga një ngjarje në Shtëpinë e kujdesit për të moshuarit “Orenda”, në Kosovë, ku infermierja Aurona Pelaj dhunonte një të moshuar, që vuan nga alzheimer, ndërsa punonjëset e tjera, që filmonin, qeshnin me skenën. Sot është publikuar një video, ku një dhi nigeriane me emrin Delilah, në Kanada, jo vetëm tërheq kecin në fermë, por edhe shtyn karrocën e një foshnje 1-vjeçar në këmbët e saj të pasme.
Në 29 shtator transmetuam rastin e dy motrave në Lushnje Desiana dhe Xhuliana Bali. Ato e kanë të pamundur lëvizjen për shkak të paaftësisë muskulare. Desiana Bali, 20 vjec, tha, se që prej vitit 2011 ka humbur këmbët dhe nuk mund të lëvizë. Ato jetojnë në kat të dytë dhe e kanë shumë të vështirë ngjitjen dhe zbritjen me karrocë. Sëmundja ia preu në mes Desianës ëndrrën për t’u bërë gazetare.”Stop” atë ditë u dhuroi një motorr elektrik dy motrave me paaftësi fizike. Ne jemi rikthyer në Lushnjë, pasi një zotëri nga Korca, pasi pa emisionin, u dhuroi dy motrave Bali 400 mijë lekë të vjetra.