Në “Stop” ka mbërritur një denoncim, ku thuhej, se Policia Rrugore e Fierit përdor një automjet Golf 4 me targa AA 127 KG, duke ndryshuar ngjyrën dhe vënë logo të policisë. Ky automjet përdoret për patrullim në aksin rrugor Fier-Tepelenë. Grupi i xhirimit i “Stop” ka udhëtuar nga Tirana drejt këtij aksi, për të verifikuar denoncimin. Më në fund gjetëm automjetin e shumëkërkuar duke patrulluar për shkelje të qytetarëve.Për këtë problem pyetëm dy policët që po bënin shërbimin me këtë makinë, por ata refuzuan të japin përgjigje, për pyetjen, se kujt i përket ky automjet. Sipas të dhënave automjeti Golf 4 ngjyrë gri me targa AA127KG është në pronësi të shtetasit Judmir Vogli nga një fshat i Lushnjes dhe rezulton aktiv.Gazetari tentoi të kontaktojë me shefin e Policisë Rrugore Fier, Klodian Caushi, për ta pyetur për këtë skandal, por ai nuk u përgjigj.
Sot në Beograd u mbajt takimi në kuadër të nismës “Ballkani i hapur”, ku morën pjesë presidenti serb Vucic, kryeministri shqiptar Rama dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitrov.Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Rama tha, se kjo nismë do të konkretizohet, ndër të tjera, që që të mos vuajnë eksportet dhe iporte, ose sic u shpreh ai, të mos niset qumësht e të mbërrijë kos, apo të mos niset kamioni me bostan e të mbërrijë frut i thatë, hurmë arabie.
Më 29 tetor të 2021, emisioni Stop transmetoi denoncimin e qytetarit nga Durrësi Islam Saka.Ai tregoi, se në 5 tetori i kishin vjedhur makinën në lagjen 18 në Durrës.Islami nisi kërkimet dhe e gjeti vetë hajdutin, i cili ishte Korrado Mile. Pasi këmbënguli shumë, policia e kapi Korradon, por e la të lirë pas disa orësh, për shkak, se nuk ishte situatë flagrance.Por tani, pas lirimit, Gjykata ka dalë me masën “Arrest me Burg” për Korradon, gjë që do të thotë, se pasi e lëshun, do të duhet ta kapin prapë. Islam Saka, i zoti i motorrit, premton, se sërish do ta gjejë Korradon, por shefat e policisë duhet të japin dorëheqjen.