Ndodhemi në Dibër, pasi një qytetar nga Bulqiza ka blerë një makinë, e cila iu bllokua dy muaj pas blerjes.Jashar Dauti tregon, se bleu një makinë Toyota hybrid të vitit 2018. Fillimisht automjeti ishte me targa italiane dhe Jashari ndoqi gjithë procedurat e kolaudimit, ku rezultoi, se makina ishte në rregull. Dy muaj pas blerjes, në gusht 2022 ndalohet nga policë të Bulqizës, të cilët i thonë, se makina duhet të verifikohet, ndaj duhet cuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër. Efektivët e mbajtën makinën dhe i thanë, se duhej të bëhej verifikimi nga Policia Shkencore, pasi dyshonin, se kishte ndryshim të numrit të shasisë. Në këtë mënyrë automjeti u mbajt pa asnjë dokument dhe Jasharit i thanë, se po hetohej për trafikim automjetesh. Jashar Dauti tregon, se në periudhën që makina mbahej e bllokuar, policët lëviznin me të. Tani i zoti i automjetit nuk ka as makinën, as paratë dhe informacion, pasi ka edhe një dokument të Policisë shkencore, ku thuhet, se numri i shasisë është fshirë gjatë elektrolizës.
Pak ditë më parë, në përgjigje të kërkesës sonë, Ministria e Drejtësisë, me anë të një shkrese zyrtare, sqaroi, se ndaj përmbaruesit Besnik Bajraktari ka nisur hetimi disiplinor.Në dokumentin e ministrisë thuhet, se në këtë institucion ka shumë ankesa ndaj përmbaruesit në fjalë.Disa herë emisioni “Stop” ka transmetuar problematika që lidhen me abuzimin me detyrën nga ana e përmbaruesit Besnik Bajraktari.
Në qershor 2022 trajtuam problematikën e Shtëpisë së rilindasit Pashko Vasa, Monument Kulture Kategoria e Parë, mbrojtur nga shteti, tre shekuj e vjetër.Pasardhësja Rajmonda Vasa, tregon, se restaurimet e bëra në vitin 2012 dhe 2018 kanë qenë me probleme. Ajo thotë, se ka vënë në dijeni ministren, kryeministrin, por nuk ka marrë asnjë përgjigje.Zef Çuni, arkitekt, shprehet, se ky monument historik, duhet të restaurohet, duke qenë se ka vlera të mëdha.Besara Podgorica, drejtoreshë e DRTK Shkodër, thotë, se ka një projekt të miratuar, i cili do të nisë së shpejti nga puna, për zëvendësimin e trarëve, tjegullave dhe ndërtimit të çatisë së re, për banesën.Sipas saj, kjo do të ndodhë brenda tetorit. Por tetori iku dhe denoncuesja thotë, se asgjë nuk është bërë.