Një denoncuese është drejtuar në redaksinë tonë dhe tregon, se për shkak të dhunës së bashkëshortit, është divorcuar prej tij pas 16 vitesh martesë.Nga martesa zonja ka dhe tre fëmijë.Në vendimin e divorcit, gjyqtarja Pajtime Fetahu, nuk ka shënuar, që ky vendim është titull ekzekutiv. Për këtë arsye, përmbaruesi nuk ekzekuton dot vendimin, duke lënë fëmijët pa pension ushqimor dhe vetë zonjën pa ndihmë ekonomike, pasi nuk rezulton e divorcuar. Qytetarja i drejtohet me mbesën e saj Gjykatës së Elbasanit, ku nga kancelari i thuhet, se vendimi mund të zbatohet edhe pa shënimin “titull ekzekutiv”, por përmbaruesi e kundershton këtë.Për situatën, vemë në dijeni kreun e gjykatës së Elbasanit Matilda Fetahu, e cila thotë, se pas një kërkese zyrtare, rasti do të trajtohet me prioritet.Dhe në fakt, pas kërkesës sonë, Gjykata e mori në konsideratë problemin, duke caktuar datën e gjyqit për zonjën në 1 nentor 2023.
Një grua ka tentuar të fiksojë me video në celular momentin më të rëndësishëm në jetën e djalit të saj, kur ai i gjunjëzuar, po i propozonte të fejuarës për martesë. Por cdo gjë ka shkuar keq, pasi, gruaja gabimisht ka shtypur butonin e selfie-t, duke filmuar veten. KPK ka kërkuar ndihmën e emisionit “Stop” për vënien në dispozicion të disa programeve, që kanë lidhje me figurën dhe aktivitetin profesional të gjyqtarit Hektor Sinanaj. Provat e publikuara në “Stop”, do të shërbejnë për vlerësimin e Sinanajt në testin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në 26 tetor 2023 denoncuam Qendrën shëndetësore të Shkozës për mbetjet spitalore të hedhura në ambiente publike.Me qese plot mbetje spitalore në dorë, drejtori mohoi hedhjen e tyre në kazanët e mbetjeve të lagjes. Por në prani të tij, ne pamë dhe i treguam një qese mbetjesh të rrezikshme, që ishte bërë gati për t’u hedhur.Rastin ia përcollëm edhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, i cili u përgjigj, se pas pas kontrollit, shkresat e qendrës shëndetsore ishin në rregull, ndërsa për hetimin në terren, ata nuk mbanin përgjegjësi.Pas transmetimit tonë,Inspektoriati Shtetëror Shëndetsor dega Tiranë, reagoi sërish, duke gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra Qendrën Shëndetsore Shkozë për shkeljet e konstatuara në ndarjen dhe etiketimin në burim të mbetjeve të rrezikshme.Inspektorati Shtetëror Shëndetësor falenderon gazetarët dhe emisionin Stop në TV Klan për bashkëpunimin.