Gabimet profesionale të gjyqtares Fetahu, lënë fëmijët pa pension ushqimor

Një denoncuese është drejtuar në redaksinë tonë dhe tregon, se për shkak të dhunës së bashkëshortit, është divorcuar prej tij pas 16 vitesh martesë.Nga martesa zonja ka dhe tre fëmijë.Në vendimin e divorcit, gjyqtarja Pajtime Fetahu, nuk ka shënuar, që ky vendim është titull ekzekutiv. Për këtë arsye, përmbaruesi nuk ekzekuton dot vendimin, duke lënë fëmijët pa pension ushqimor dhe vetë zonjën pa ndihmë ekonomike, pasi nuk rezulton e divorcuar. Qytetarja i drejtohet me mbesën e saj Gjykatës së Elbasanit, ku nga kancelari i thuhet, se vendimi mund të zbatohet edhe pa shënimin “titull ekzekutiv”, por përmbaruesi e kundershton këtë.Për situatën, vemë në dijeni kreun e gjykatës së Elbasanit Matilda Fetahu, e cila thotë, se pas një kërkese zyrtare, rasti do të trajtohet me prioritet.Dhe në fakt, pas kërkesës sonë, Gjykata e mori në konsideratë problemin, duke caktuar datën e gjyqit për zonjën në 1 nentor 2023.

Të Fundit