STOP-EMISIONI 40(Sezoni 8) 28 Tetor 2022-Arrestojne burrin, prokuroria mban parate e celularet: humben ne gjykate.

Jemi në Tiranë, ku një zonjë tregon, se bashkëshorti i saj, në momentin, që është arrestuar i jane sekuestruar makina, 2 celularë, dhe 1810 euro. Ka dalë urdhri për kthimin e sendeve të tij, që në maj 2021, por ka marrë vetëm makinën dhe i kanë ngelur celularët dhe shuma e eurove.Avokati Arben Llangozi shpjegon, se ligji thotë, se sendet e sekuestruara kthehen menjëherë, por këtu e kanë komplikuar, që paratë bllokohen në llogari të Prokurorisë së Përgjithshme.Zonja i drejtohet Prokurorisë së Elbasanit, ku nisën procedurat për kthimin e sendeve të bashkëshortit të saj.Pasi merr paratë dhe kërkon edhe dy celularët, zonjën e përcjellin, duke i thënë, se ka mbaruar punë e të mos i shqetësojë më.Mesa duket telefonat kanë humbur në gjykatë.

Në Rrugën e burgut në Durrës dritat rrinë ndezur gjatë ditës. E njejta gjë edhe në Shkodër, në kulmin e fushatës për kursimin e energjisë elektrike.Në Ndërmenas një qytetar bredh me bicikletë me fëmijën të futur në koshin e saj. Në Plazhin e Durrësit kanë gjetur një mënyrë të re fitimi, duke vënë në dispozicion përdorimin e tualetit me një euro.Plehrat kanë rrethuar shkollën “Gjon Buzuku” në Tiranë. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Denoncime të shumta kanë ardhur në redaksinë tonë nga drejtues automjetesh, të cilët kohët e fundit po ndeshen me një problematikë lidhur me gjobat. Një qytetar nga Tirana shprehet, se ka marrë një gjobë nga policia rrugore në vlerën 5000 lekë të reja. Ka shkuar ta paguajë menjëherë, në mënyrë që të përfitonte nga ulja 20%. Por i kanë thënë, se nuk punon sistemi. Më pas qytetari është drejtuar cdo ditë pranë pikave të auorizuara, por ka marrë të njejtën përgjigje. Më pas është detyruar ta paguajë gjobën me kamatë. Për këtë jemi drejtuar në një nga pikat e postës shqiptare, ku na thuhet, se gjobat paguhen manualisht, por për kamatën nuk mund të bëjnë gjë.

Të Fundit