E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 3(Sezoni 9) 6 Shtator 2023-“Merr policine merr”, burri dhe djali dhunojne gruan, i marrin shtepine.

Jemi në Lezhë, pasi një zonjë, na tregon, se cfarë lojrash ka bërë ish-bashkëshorti, me të cilin jetoi 23 vjet. Ky i fundit në bashkëpunim me firmën ndërtuese, tjetërsuan pasurinë e blerë në vitet 2017-2018. Në fund shtëpia i kaloi një personi të lidhur me ish me ish- burrin e saj, kunatit të tij.Në të gjitha këto veprime, denoncuesja nuk është pyetur fare nga noteri, Fran Gjoni.Avokati Arben Llangozi tregon shkeljet e kodit të familjes në këtë rast, përmes kontratave fiktive në zyrën e noterit, në një kohë, kur sistemi i noterëve nuk i lejon këto akte. Vetë noteri nuk i pranon shkeljet. Kur gruaja ka tentuar të hyjë në apartamentin, të cilin e mban ish-burri, por e falsifikoi me letra, ajo është dhunuar, jo vetëm nga ai, por edhe nga djali 18 vjec.

Një prej drejtuesve opozitarë, Sali Berisha, foli sot në aktivitetin për denoncimin e masakrës zgjedhore të 14 majit. Berisha e quajti “Libri i zi”, përmbledhjen e dokumentave për parregullsitë elektorale. Por me këtë titull ka publikuar një vepër edhe nobelisti turk Orhan Pamuk, me të cilin Berisha mund të “bëjë gjyq” për të drejtën e autorit.Sot u nda nga jeta nobelisti i mjeksisë shqiptaro amerikani Ferid Murati. Ai njihet dhe si krijuesi i viagrës.Një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë pamjet e një trageti grek, që udhëton nga Vlora. Kushtet e tragetit janë skandaloze, me dyer e dërrasa të rëna në tokë dhe pisllëk në tualete.

Në dhjetor 2021 ishim në Lac për problemin e bashkëshortëve Grimci, të cilët treguan, se një punonjëse e postës u kishte vjedhur nga 2 muaj pension. E megjithëse e provuam, se kishte patur vjedhje, drejtori i postës Lac, nuk e pranoi dhe e zgjidhi situatën, duke u dhënë pensionistëve paratë e munguara.Dy vjet më pas, një tjetër denoncim na vjen për postën e Lacit, zyra e Sanxhakut, ku sërish Lindita Bushi, ka marrë 5 muaj pension të nënës së Lindita Nikollit, denoncueses në redaksinë tonë.Drejtori i filialit të Lacit, Dilaver Lita, në vitin 2021 na tha, se punonjësja ka patur probleme me shikimin, por nuk ka patur vjedhje. Në fakt pas dy vjetësh, punonjësja në fjalë është në gjykatë për veprën penale “vjedhje e kryer, duke shpërdoruar detyrën”. Sot drejtori thotë, se me t’u shprehur Gjykata, Posta Shqiptare do dëmshpërblejë një për një pensionistët.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑