STOP-EMISIONI 37(SEZONI 6) 27 Tetor 2020-Korce/ I riu gjendet i varur në pyllin e Voskopojes, dyshime për një vrasje.

Në 14 qershor 2018 në pyllin e Voskopojës u gjet i varur në një pemë 18 Antonio Karafili.Personi, që e pa për herë të fundit në jetë Antonion, ishte e dashura e tij, Kejsi Spaillari, 17 vjec nga Korca. Ajo tregon, se atë ditë rreth orës 17 janë takuar me xhaxhain e saj dhe djalin e xhaxhait, për të sqaruar një sherr mes këtyre të fundit dhe Antonios.Debati u mbyll dhe Antonio e Kejsi shkuan në Voskopojë tek lokali i prindërve të Antonios, Taverna Mishel. Në këtë moment, Kejsi kujton, se Antonio i bëri skena xhelozie, duke hedhur dyshime, se ajo kishte një lidhje tjetër. Ata u ndanë dhe rreth orës 20 të mbrëmjes Kejsi me të ëmën dhe vëllain e të dashurit, u ngjitën për në Voskopojë.Në këtë pikë e ëma e të ndjerit, Mimoza Karafili, tregon me detaje, sesi u njoftua nga e dashura e djalit, se Antonio ishte në dhe ajo vetë e gjeti atë të lidhur e të pajetë në një pishë.Familjarët dyshojnë, se djali i tyre nuk është vetvarur, po është vrarë. Në një bisedë mes të dashurës dhe të ëmës së të ndjerit, Kejsi thotë, se ka dyshime, që Antonion e kanë vrarë. Ajo tregon, se viktima kishte në kokë një gropë dhe dyshon, se aktin e vrasjes mund ta ketë kryer xhaxhai i saj Milen Spaillari. Nje tjetër dëshmitar okular është shprehur, se atë natë në pyll, ka parë dhe dëgjuar 4 persona, që bërtisnin. Por dëshmitari, 65 vjecari Rexhep Vathi, dëgjohet të porosisë Kejsin të ketë kujdes, pasi ai vetë nuk do të tregojë, se cfarë ka parë atë natë në pyll.

Kryetarja e LSI-së,Monika Kryemadhi, gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, tha, se Edi Rama merret me të dhe partinë, që ajo drejton, për shkak se pema, që ka kokrra gjuhet, ndërsa pema pa kokrra përdoret vetëm si dekor.
Në një takim tjetër me mediat, kreu i PD-së Lulzim Basha tha, se corona virusi është armiku numër dy i shqiptarëve, pasi armiku numër një, është kryeministri Edi Rama.

Lidhur me vrasjen apo vetvarjen e të riut Antonio Karafili, prokurorja Oli Visi, doli me vendimin e mosfillimit të hetimeve, duke konkluduar, se 18 vjecari ishte vetvarur dhe vdekja i kishte ardhur si pasojë e asfiksisë.Mjeku ligjor Gjergji Kacauni vetëm në një faqe përshkrim, evidenton shenja dhune në trupin e 18 vjecarit, por nuk sqaron shkakun e tyre.Akti i dytë, akoma më i turpshëm nga mjeku Elmaz Shaqiri, edhe pse ka bërë zhvarrimin e trupit të të riut, flet sërish për shenja dhune, pa u ndalur te shkaku.Për këto arsye, gjykata në Korcë e ktheu cështjen për hetim të detajuar, pasi prokurorja Oli Visi në rastin më të mirë nuk kishte hetuar e në rastin më të keq, e kishte mbuluar këtë ngjarje.
Në këtë pikë cështja i kaloi prokurores Odeta Todorushi, e cila nuk duket të ketë vullnet për të zbardhur këtë ngjarje. “Stop” bën një provë, duke inskenuar

Të Fundit