Denoncimi i radhës na con në Durrës, në shkollën 9 vjecare “Qemal Mici”.Një zonjë, prind i një fëmije me probleme të spektrit autik në klasën e 6-të, thotë, se fëmija nuk ka mësues ndihmës. Ajo thotë, se në 6 vjet ka ndërruar 8 mësues, cdo herë më të dobët se më parë. Aktualisht rolin e mësuesit ndihmës e bën ai i artit pamor, por djali nuk bën progres.Zonja ka folur me drejtorin e shkollës, por ai thotë, se nuk ka mësues. Po ashtu ka vajtur 4 herë në zyrën arsimore Durrës, por sërish nuk ka marrë zgjidhje.Edhe gazetarja e “Stop” mori takim me drejtorin e shkollës Eduard Prenga, i cili tha, se mësuesit ndihmës shkojnë në ato shkolla, ku janë definitivë dhe për këtë ka vënë në dijeni ZVA-në Durrës. Në këtë institucion juristja dhe anëtarja e komisionit të portalit shprehen, se pasi i vjen kërkesa nga shkolla, vendi vakant nxirret në portal dhe u cohet kandidatëve, që janë pjesë e portalit, për arsim special. Kur për këtë vend pune nuk ka interesim nga arsimtarët e profilit, u cohet profileve të tjera. Pas ndërhyrjes së “Stop” ZVA Durrës na përgjigjet në mënyrë shkresore, se për djalin e vogël u gjet një mësuese ndihmëse e gjuhës dhe letërsisë me specializimi për problematika të tilla.
Ndodhemi në Paskuqan, ku Prelë Ruçi, na tregon historinë e tij, duke na kërkuar ndihmë. Familja e tij përbëhet nga 4 anëtarë, ai me bashkëshorten, nëna dhe djali 20 vjecar. Prela vuan nga azma dhe merr frymë me ndihmën e pomepës.Po kështu gruaja ka probleme shëndetsore.”Stop” bashkë me fondacionin “Fundjavë ndryshe” i cuan kësaj familje ushqimet për një muaj.Më pas ndalemi në historinë e Joan Nuni Nasto, 31 vjec nga qyteti i Bilishtit.Ai u diagnostikua në dhjetor 2022 me limfomë difuze. Pas disa muajsh kimioterapi në Selanik, u duk sikur situata kishte përmirësim dhe mjekët i dhanë shpresa pozitive. Por papritur sëmundja u rikthye edhe më agresive. Zgjidhja e vetme mbetet transplanti autolog i qelizave staminale. Ky trajtim me i specializuar bëhet në spitalin Papanicolau Selanik dhe kushton mbi 100 mijë euro.”Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” kanë hapur një “gofoundme”, për të ndihmuar 31 vjecarin të jetojë.
Një tufë me qen janë ulur në rrethrrotullim në Patos e marrin rreze dielli. Një Divjakë pjepri ka në mes një tufë më barishte, duke e bërë atë të pakonsumueshëm. Në plazhin e Borshit, tani që sezoni veror përfundoi, ka nisur plazhi për gomerët, që janë shtrirë në rërë e marrin rreze dielli.Një 5 vjecar ka vizatuar studion e Stop, ndërsa duket se është fan i vogël i emisionit. Janë këto disa episode, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “hitparade i absurdit shqiptar”.