Durrës, fëmija me probleme autizmi mbetet pa mësues

Denoncimi i radhës na con në Durrës, në shkollën 9 vjecare “Qemal Mici”.Një zonjë, prind i një fëmije me probleme të spektrit autik në klasën e 6-të, thotë, se fëmija nuk ka mësues ndihmës. Ajo thotë, se në 6 vjet ka ndërruar 8 mësues, cdo herë më të dobët se më parë. Aktualisht rolin e mësuesit ndihmës e bën ai i artit pamor, por djali nuk bën progres.Zonja ka folur me drejtorin e shkollës, por ai thotë, se nuk ka mësues. Po ashtu ka vajtur 4 herë në zyrën arsimore Durrës, por sërish nuk ka marrë zgjidhje.Edhe gazetarja e “Stop” mori takim me drejtorin e shkollës Eduard Prenga, i cili tha, se mësuesit ndihmës shkojnë në ato shkolla, ku janë definitivë dhe për këtë ka vënë në dijeni ZVA-në Durrës. Në këtë institucion juristja dhe anëtarja e komisionit të portalit shprehen, se pasi i vjen kërkesa nga shkolla, vendi vakant nxirret në portal dhe u cohet kandidatëve, që janë pjesë e portalit, për arsim special. Kur për këtë vend pune nuk ka interesim nga arsimtarët e profilit, u cohet profileve të tjera. Pas ndërhyrjes së “Stop” ZVA Durrës na përgjigjet në mënyrë shkresore, se për djalin e vogël u gjet një mësuese ndihmëse e gjuhës dhe letërsisë me specializimi për problematika të tilla.

Të Fundit