Në prill të këtij viti transmetuam një rast në Elbasan, lidhur me pacienten Feride Hysa, e cila prej tre vitesh vuan nga Demenca, konkretisht Sëmundja e Alzheimerit. Ajo kishte qenë më parë përfituese e KEMP-it, pasi ishte vlerësuar nga specialistë neurologë dhe nga KEMP-i Epror. Gjatë rivlerësimit në KEMP-in rajonal, rasti i saj u shqyrtua nga mjeku Bledi Gjevori, i cili e vlerësoi pacienten vetëm përmes një interviste, pa kryer testet standarde të vlerësimit njohës dhe pa u mbështetur në ekzaminime imazherike. Si përfundim, pacientja u përjashtua nga KEMP-i.Neurologu Pavllo Diamanti na shpjegoi, se demenca është një sëmundje, që kërkon vlerësim të strukturuar përmes testeve specifike, që përcaktojnë fazën e saj dhe nivelin e dëmtimit. Ndërsa, specialisti Bujar Cakani e përshkroi Alzheimerin si një sëmundje neurodegjenerative progresive, që zakonisht shfaqet pas moshës 50 vjeç dhe diagnostikohet nga shenjat klinike, testet dhe imazheria. Pas vendimit të KEMP-it rajonal, pacientja ka bëri ankimim pranë KEMP-it Epror, i cili rishqyrtoi dokumentacionin dhe vendosi, që Ferida Hyda të marrë kempin për një tjetër vit.



