STOP-EMISIONI 34(Sezoni 8) 20 Tetor 2022-Denoncimi per parkim, Bashkia “shurdhe” sa here i njoftoj!

Problematika e qytetares Nora Vukaj ndodh ne Tirane. Denoncuesja ka nje biznes privat tek bulevardi “Gjergj Fishta” dhe prej 1 viti i ka blere Bashkise se Tiranes vendin e parkimit, per te lehtesuar parkimin e te gjithe klienteve qe i shkojne ne dyqan. Mirepo problemi fillon kur qytetare te rastesishem i zene vendin e parkimit edhe pse e ka paguar dhe ka te drejte te perdoret vetem nga ajo. Kontrata qe ka firmosur me Bashkine e Tiranes ka qene qe nese dikush tjeter i ze parkimin automatikisht ai automjet gjobitet dhe hiqet me karroatres, por kjo e fundit duket se nuk ndodh dhe abuzuesit e kalojne vetem me nje gjobe. Ky problem nuk eshte vetem i subjektit te Nora Vukaj, por e kane edhe shume subjekte te tjera.Per kete problem, gazetarja e emisionit Stop, ve ne dijeni shefin e qarkullimit te Policise Bashkiake, i cili na tha se ne keto raste drejtuesi i mjetit merr gjobe. Fale insistimit te Stop, na u premtua nga shefi se jo vetem denoncuesja por edhe bizneset e tjera qe vuajne nga kjo problematike, nuk do te kene me keto shqetesime, pasi pervec gjobes, automjetet do hiqen nga parkimi i gabuar me karroatres.Shefi i policise bashkiake premtoi se kjo zone do jete ne fokusin e tyre, duke shmangur te tille probleme me parkimin.

Nje shqiptar i cili jeton dhe punon ne New York i cili prej vitesh ka bërë të famshëm traditën shqiptare të kulinarisë në Amerikë. Me ane te nje videoje tregon sesi behet byreku tradicional shqiptar me djathe, me mish dhe me spinaq.

Denoncimi i rradhes ne coi ne qytetin e Lushnjes, ku u takuam me Rajmonda Rista, shperdarese prej 2014 ne Posten e Divjakes. Problemi i qytetares eshte se prej vitit 2014-2017 asaj i jane hedhur ne llogarine e pages 8000,8500 dhe maksimumi 9000 leke te reja si page mujore. Nderkohe ne tatime eshte deklaruar me pagem minimale 22 mije leke.Kete gje e ka konstatuar kur ka dale ne pension. Ajo ka bere kallezim te Krimi Ekonomik ne Fier dhe me pas kallezimi i eshte percjelle ne Prokurorine e Lushnjes ku Skender Mestani prokurori ka me shume 1 vit qe nuk ben asgje me kallezimin e saj.

Të Fundit