STOP-EMISIONI 33 (Sezoni 7) 20 Tetor 2021-Iken nga vetingu, gjyqtarja Kace Agolli le femijen pa pension ushqimor – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 33 (Sezoni 7) 20 Tetor 2021-Iken nga vetingu, gjyqtarja Kace Agolli le femijen pa pension ushqimor

Një denoncuese anonime denoncon në “Stop” një problem me gjyqtaren Kace Agolli. Kjo e fundit ka 6 muaj, që e ka shpallur vendimin për pensionin ushqimor të djalit të saj, por nuk po e zbardh dhe firmos atë. Pas muajsh sorollatje në dyert e gjykatës, zonjës i kanë thënë, se gjyqtarja Agolli është shkarkuar nga vetingu dhe ka lënë peng disa vendime.Me kameran e fshehtë të “Stop” qytetarja i drejtohet Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Tiranë, por 3 herë nuk i japin zgjidhje.Pas interesimit të zonjës, interesohet dhe gazetarja e “Stop”, por as kryesekretarja dhe as kancelari nuk ishin, pasi ndodheshin në seminar. Në këtë pikë, zonja i drejtohet sekretares së Kace Agollit, e cila sqaron, se do t’i thotë gjyqtares së shkarkuar, që ta zbardhë vendimin, pasi për këtë po interesohet media.

Presidenti Meta u shfaq dje si ultras në stadium në Glasgou-Skoci, ndërsa ndiqte një ndeshje të ekipit të Celtik.Ish-kryeministri Berisha ishte dje në foltoren e Dibrës, ngaku thumboi kryetarin e PD-së Lulzim Basha, duke thënë, se numëron vetëm humbje, ndonëse është Bashë dhe Hot.Kryeministri Rama mori në dorëzim sot progres-raportin e BE-së për Shqipërinë dhe tha, se raporti ynë me unionin është si ai i futbollistëve me shiun gjatë një ndjeshjeje: shiu ka punën e vet e ne kemi punën tonë.

Avokati i zonjës, që interesohet për pensionin ushqimor të djalit, shpjegon, se afati për zbardhjen e vendimit është 30 ditë e deri në 60 ditë më ligjin e ri, po në asnjë rrethanë 6 muaj.Për këtë rast vemë në dijeni kryetarin e gjykatës Petrit Como, i cili thotë, se është përpjekur për këtë cështje, por do të bëjë një tjetër tentativë, që Kace Agolli ta firmosë sa më parë vendimin për pensionin ushqimor. Dhe pas interesimit të përsëritur të emisionit “Stop”, rasti u zgjidh! Denoncuesja anonime falenderon redaksinë e emisionit për zgjidhjen e problemit të saj jetik.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *