“Kam ardhur 13 here …” qyetarja: Pse gjykatesja mban peng ushqimin e femijes? – Stop
KLIPET

“Kam ardhur 13 here …” qyetarja: Pse gjykatesja mban peng ushqimin e femijes?

Një denoncuese anonime denoncon në “Stop” një problem me gjyqtaren Kace Agolli. Kjo e fundit ka 6 muaj, që e ka shpallur vendimin për pensionin ushqimor të djalit të saj, por nuk po e zbardh dhe firmos atë. Pas muajsh sorollatje në dyert e gjykatës, zonjës i kanë thënë, se gjyqtarja Agolli është shkarkuar nga vetingu dhe ka lënë peng disa vendime.Me kameran e fshehtë të “Stop” qytetarja i drejtohet Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Tiranë, por 3 herë nuk i japin zgjidhje.Pas interesimit të zonjës, interesohet dhe gazetarja e “Stop”, por as kryesekretarja dhe as kancelari nuk ishin, pasi ndodheshin në seminar. Në këtë pikë, zonja i drejtohet sekretares së Kace Agollit, e cila sqaron, se do t’i thotë gjyqtares së shkarkuar, që ta zbardhë vendimin, pasi për këtë po interesohet media.

Avokati i zonjës, që interesohet për pensionin ushqimor të djalit, shpjegon, se afati për zbardhjen e vendimit është 30 ditë e deri në 60 ditë më ligjin e ri, po në asnjë rrethanë 6 muaj.Për këtë rast vemë në dijeni kryetarin e gjykatës Petrit Como, i cili thotë, se është përpjekur për këtë cështje, por do të bëjë një tjetër tentativë, që Kace Agolli ta firmosë sa më parë vendimin për pensionin ushqimor. Dhe pas interesimit të përsëritur të emisionit “Stop”, rasti u zgjidh! Denoncuesja anonime falenderon redaksinë e emisionit për zgjidhjen e problemit të saj jetik.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *