E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 32(Sezoni 11) 16 Tetor 2025-Afera skandaloze, noterja dhe ndërtuesi shesin apartamentin dy herë, video.

Jemi në Vlorë, pasi qytetarja Lefteri Malaj denoncon një mashtrim të rëndë në rastin e blerjes së shtëpisë së saj. Ajo zbuloi, se apartamenti, që kishte blerë në vitin 2022 nga ndërtuesi Fejzi Malaj, ishte shitur dy herë. Noterja Luljeta Cenaj e kishte shitur të njejtin apartament që në vitin 2024, por nuk e kishte regjistruar këtë kontratë. Kur gazetari i “Stop” kontaktoi ndërtuesin Fejzi Malaj, ai pretendoi, se nuk kishte dijeni për shitjen e dyfishtë dhe fajësoi përfaqësuesin me prokurë, Joti Boraj. Por ky i fundit, hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se Fejzi Malaj ishte në dijeni të plotë dhe se blerësi i parë, kishte fituar një betejë ligjore në gjykatë. Problemi kryesor qëndron te noterja Luljeta Cenaj, e cila nuk e regjistroi kontratën e parë të vitit 2014, në regjistrin e posaçëm, një detyrim ligjor ky për zyrat noteriale.

Çdo vit, më 16 tetor, nostalgjikët e mbetur, nisen drejt varrit të Enver Hoxhës, për të kujtuar diktatorin e Shqipërisë. Ata mbajnë fjalime dhe përkujtojnë një epokë, që për ta është historia më e ndritur e Shqiëprisë.Ne ishim mes tyre dhe shkëputëm intervista me humor e patetizëm.

Për cështjen e shitjes dy herë të apartamentit në Skelë të Vlorë, në një regjistrim me kamera të fshehtë, noterja Cenaj u përpoq të shmangte përgjegjësinë, duke thënë, se kontrata e vitit 2022, ishte në rregull, pasi ajo kishte dhënë hipotekën. Por në fakt vendimi i gjykatës e shpalli kontratën e vitit 2022, si të pavlefshme. Në një tjetër takim, këtë herë me gazetarin, noterja pranoi, se kishte bërë gabim, duke mos regjistruar kontratën e vitit 2014.Përballur me faktet, ndërtuesi Fejzi Malaj premtoi, se do t’i kthente paratë Lefterisë, por më pas nuk iu përgjigj më telefonatave. Gjykata e Vlorës i dha të drejtë blerësit të parë dhe shpalli të pavlefshme kontratën e vitit 2022, por prokuroria, pavarësisht kallëzimeve për shitje të dyfishtë, nuk ka ndërmarrë asnjë masë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑