E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Emisioni i plotë

STOP-EMISIONI 30(SEZONI 6) 16 Tetor 2020-Kurbin/ Paguan energji per lokalin e shembur, OSHEE i kthen parate nga xhepi.

Jemi në Kurbin për një problem të shtetasit Vid Prenga. Ai ka patur një lokal para komisariatit të Kurbinit, që është shembur në 25 korrik 2020. Sahati i energjisë është marrë në administrim nga OSHEE. Në 27 korrik, Vidi ka bërë kërkesë për pezullim të përkohshëm. Më pas ka shkuar të paguajë faturën për muajin korrik dhe ka parë, se është mbifaturuar. Megjithatë, ka vendosur të paguajë, për të kursyer andrallat. Në shtator, kur shkoi të paguante vetëm mirëmbajtjen, është përballur me një faturë prej 62 mijë lekësh të reja. Në këtë moment ka bërë ankesë në zyrat e OSHEE-së, ndërsa paratë për pagesën i ka marrë borxh.tani Vidi kërkon paratë mbrapsht, pasi faturimi ka qenë i paligjshëm. I drejtohemi OSHEE-së Kurbin, ku shefja e zyrës pranon gabimin, por thotë, se do të flasë me drejtorinë qendrore.Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop” , OSHEE Kurbin e gjeti zgjidhjen, duke i kthyer shtetasit Vid Prenga 80 mijë lekë të vjetra nga xhepi i punonjësve abuzues.

Sot është data e lindjes së diktatorit Enver Hoxha dhe si cdo vit në këtë datë nostalgjikët e komunizmit kanë përkujtuar me homazhe figurën e Hoxhës.Në Peqin një makinë policia qarkullon natën pa drita. Në Lezhë një makinë ka ngecur në lumë dhe banorët banoërt ankohen, se nuk kanë urë.Në Thumanë lumi është më shumë se i ndotur nga mbeturinat. Janë këto disa nga episohet, që shfaqen e komentohen në studion e “Stop” në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Në shtator të 2017-ës, emisioni Stop ka transmetuar problematikën e banorëve të ish-Kënetës Durrës, të cilët jetojnë mbi ujrat e zeza.Një kanal në këtë zonë është kthyer në ferr për banorët. Qytetarët thonë, se jo vetëm u është bërë jetesa e pamundur, por edhe fëmijët, që kanë në emigracion, nuk po u vijnë për këtë shkak. Pas 3 vitesh, është i njëjti kanal, ose më saktë vazhdimi i tij,na ka cuar në lagjen 14 Shkozet, Durrës.Banorët thonë, se paguajnë taksat prej 25 vjetësh, por askush nuk ka vënë dorë në infrastrukturën rrugore, ndricim dhe as në kanal. Ata kërkojnë t’u shtrohet rruga, t’u zgjidhet ndricimi dhe të pastrohet kanali.Ne iu drejtuam Bashkisë së Durrësit dhe patëm një komunikim me Nënkryetarin Florian Tahiri.Ky i fundit premtoi, se problematikat e lagjes 14 Shkozet, Durrës do të shihen me prioritet. Në projekt-buxhetin e vitit 2021, do të përfshihet investimi rrugor, bashkë me ndricimin. Ndërsa për pjesën e kanalit, ai është një kanal mbledhës i shiut dhe maksimumi që mund të bëhet, është pastrimi, pasi investimi për ta mbyllur, kërkon miliona euro dhe bashkia nuk e përballon dot.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑