STOP – EMISIONI 3 (SEZONI 2)

Tirana mes trafikut dhe trafiqeve
Tirana u gdhi sot e bllokuar nga trafiku. Si mos mjaftonte shiu, punimet e saponisura në sheshin Skënderbej, e bënë të pamundur mbërritjen e qytetarëve në punë në kohën e planifikuar.Një investim 600 mijë dollarësh i qeverisë pritet të c’bëhet. Palmat, që “dekoruan” përkohësisht autostradën Tiranë-Durrës, do të hiqen, për shkak të zgjerimit të kësaj vepre.Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu deklaroi në mënyrë të përsëritur, se kriminelë të fuqishëm kanë lidhje politike, ndonëse kanë kryer vrasje.

 
Protestë për shkollë, por mund të regjistrohesh me para…
Maturantët që nuk mundën të fitonin të drejtën e studimit për shkollë të lartë protestuan sot përpara kryeministrisë. Por si përgjigje kryeministri Rama postoi në faqen e tij në facebook, deklaratat e dy maturantëve që, “qetësonin” shokët dhe sqaronin sistemin e konkurimit dhe meritokracisë.Më pas Stop transmeton një kamera të fshehtë, që tregon, sesi me 30 mijë lekë të reja mund të regjistrohesh në një shkollë profesionale, edhe kur nuk përmbush kriteret.
 

Zgjedhjet në Peshkopi, ndihmë ekonomike në këmbim të votës.
Rreth 8 mijë zgjedhës shkojnë këtë të dielë në kutitë e votimit për kryetarin e bashkisë në Peshkopi. Për të majtën kandidon Muharrem Rama dhe për të djathtën Sherefedin Shehu.Stop sjell disa nga premtimet elektorale të kandidatëve, ndërsa siguron dokumenta ekskluzive edhe për një fenomen kompromentues.Vetëm pas shkarkimit të ish kryebashkiakut Shukri Xhelili më 13 maj dhe vetëm në Maqellarë, në listën e ndihmës ekonomike janë shtuar 83 familje.

Të Fundit