Gëzim Korani tregon, se zgjodhi plazhin e Borshit për të pushuar me familjen në shtator 2021. Por pushimet iu prishën, pasi në mes të ditës iu futën hajdëtët në dhomën e hotelit “Ciao Borsh”, duke i vjedhur objekte dhe një milionë lekë të vjetra. Hajdutët kishin grabitur edhe dhomën e vajzës së pronarit të hotelit Hito Lala. Kamerat e sigurisë kanë bërë të mundur kapjen e pamjeve të autorit të grabitjes dhe targën e automjetit. Hito Lala tregon, se hajduti u shoqërua në policinë e Himarës, por ai ka thënë, se makinën ia kishte dhënë dikujt tjetër.Në Komisariatin e Himarës nuk kanë denoncim me emrin e Gëzim Koranit, megjithëse ai ka bërë vetë kallzim.Po materialet janë cuar në Prokurorinë e Vlorës, e cila prej një viti po heton, pas asnjë rezultat mbi hajdutin, për të cilin ka pamje dhe targë automjeti.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Strasburg hodhi poshtë raportin e Dik Martit, që akuzon UCK-në për krime krime lufte. Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ka folur shqip në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, duke u bërë thirrje vendeve, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë një gjë të tillë.Kjo deklaratë vjen në një kohë që vetë Ukraina nuk e ka njohur shtetin e Kosovës.
Kohë më parë emisioni “Stop” transmetoi një rast abuziv nga ana e prokurorit Emëror Kasaj, i cili kreu një hetim aspak profesional ndaj një familjeje italiane në Gjirokastër.Por prokurori, pas publikimit të rastit nisi një hetim të montuar ndaj avokatit të cështjes Arben Llangozi, të cilit i pezulloi licensën.Pezullimi u prish nga Apeli i Gjirokastrës. Avokati Llangozi kërkoi në gjykatë shuarjen e masës së pezullimit. Sipas ligjit, kur nuk e ekzekuton prokurori, që e ka marrë masën duhet ta bëjë një tjetër. Tashmë gjyqtarja Suela Dashi, shoqja e Emëror Kasajt, i cili u përjashtua nga drejtësisa për shkak të vettingut, ka gjetur një pretekst dhe thotë, se cëshjta e avokatit gjykohet në Gjykatën e Lartë.Llangozi argumenton, se Suela Dashi ose është hakmmarë, ose ka qenë e paaftë dhe e përdorur nga prokurori Kasaj.