“Na shpëtoni” Kryeinfermieri tregon gjendjen e të plagosurve në masakrën e Klosit: Djali erdhi vetë në këmbë – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

“Na shpëtoni” Kryeinfermieri tregon gjendjen e të plagosurve në masakrën e Klosit: Djali erdhi vetë në këmbë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me masakrën e djeshme në Klos, ku mbetën të vrarë Kenado, 17 vjeç dhe Liri Shira, 46 vjeç (babë e bir) dhe të plagosur Eglantin dhe Renato Hasula (babë e bir).

Autori Fiqiri Mjeshtri pas masakrës qëlloi veten me armë e për pasojë humbi jetën.

Sipas informacioneve të deritanishme shkak për këtë ngjarje dyshohet se është bërë vajza e autorit, Fiqiri Mjeshtri, së cilës i shkruante në rrjetet sociale djali i Eglantin Hasulës, çka ka sjellë edhe përplasjen e Liri dhe Kenado Shira me Fiqiri Mjeshtrin. 17-vjeçari Renato Hasula i shkruante vajzës 16-vjeçare të Fiqiri Mjeshtrit në rrjetin social Instagram.

Ky i fundit, së bashku me vëllezërit e tij Besnik dhe Fatmir Mjeshtri, shkuan të sqaroheshin në lokal.

BW ka publikuar dëshminë e kryeinfermierit, Bashkom Doda, që ndodhej në spital, në momentin kur babë e bir Eglantin dhe Renato Hasula mbërritën në qendrën spitalore,

Ai tha se djali erdhi vetë në këmbë në qendrën shëndetësore.

“Rreth orës 1 e ca të drekës, gjatë turnit të parë, ka ardhur në qendrën shëndetësore një djalë i ri, i plagosur me armë zjarri. Ishte i plagosur në pjesën e qafës dhe në shpatull. I kemi dhënë ndihmë mjekësore. Më pas me ambulancë e kemi çuar drejt spitalit të Burrelit. Në këto momente ka ardhur dhe babai i tij, me mbiemër Hasula. I dhamë ndihmën e shpejtë, ai ishte më rëndë. Kishte plumb në shpatull dhe në qafë. I vendosëm oksigjen. Djali thoshte; ‘na shpëtoni’. Ndërsa babai ishte më rëndë. Ne i kemi bërë disa pyetje për të parë nëse kishte parametrat në rregull. Djali erdhi vetë në këmbë në qendër shëndetësore.”, tha kryeinfermieri.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *