Në redaksinë tonë është drejtuar një ish-student i Universiteti Ufo, sot Albanian University. Në vitin 2010 ai ka filluar studimet për infermieri të përgjithshme në filialin e Beratit. Pas përfundimit të studimeve, është pajisur me diplome, ka marrë dhe licensën dhe ka punuar si infermier. Në vitin 2016 denoncuesi ka nisur masterin për infermieri kirurgjikale dhe nuk ka arritur që nga viti 2017 të pajiset me diplomë, pasi nuk është matrikuluar. Përgjigja, që ka marrë, është se nuk i njihet as cikli i parë i studimeve.Qytetari ka kërkuar një zgjidhje nga universiteti, por administratorja i ofron zgjidhjen e cuditshme, që të bëjë një tjetër fakultet bachelor për fizioterapi dhe pastaj të manovrojnë, për ta matrikuluar edhe për master.Pas 13 vitesh zotërisë i digjen të gjitha, bachelor e master. Në fakt ajo që ka ndodhur është, se Ufo University, ka hapur degën infermieri në Berat në vitin 2010, ndërsa lincensimi nga ministria, është bërë një vit më vonë, në 2011-ën.
Një video virale, tregon, se cfarë bëjnë stjuardesat në një avion, kur në kabinë hyjnë një tufë me mushkonja. Një grua ka filmuar majmunin e saj dhe fytyrën e tij të përvuajtur, ndërsa gruaja kërkon ta lajë.Një tjetër video tregon një hipopotam, që del nga uji dhe sulmon një makinë të parkuar me tre pasagjerë brenda.
Udhëtuam drejt fshatit Kullë, njësia administrative Sukth në Durrës pas sinjalizimit për mungesën e mësuesve në shkollën e mesme të bashkuar “Ismet Nanushi”. Prindër e nxënës thonë, se mungojnë arsimtarët për matematikën, gjuhë-letërsinë, frengjishten, gjeografinë, artin pamor dhe muzikën.Drejtori i shkollës Mynyr Kaci, pranon këtë problem, duke shpjeguar vështirësitë, që po has.Në ZVA-në e Durrësit, drejtoresha nuk përgjigjet, pasi kërkon shkresë.Ndërsa në Drap Durrës, Redi Biturku, specialist i burimeve njerëzore shpjegon, se për shkak të largësisë, nuk po zgjidhet dot problemi i mësuesve të kësaj shkolle.