Hitparade i absurdit shqiptar!
Në autobuzin e Kamzës fluksi i nxënësve dhe qytetarëve është shumë i lartë, sa brenda njerëzit udhëtojnë të ngjeshur. Në rrugën e Qelqit në Kombinat peshku shitet me qese në rrugë. Në zonën e ish-Kënetës në Durrës digjen plehrat duke krijuar një tym që i ngjan resë vullkanike. Një qen është fotografuar duke vizituar zyrat e OSHEE-së. Një pacient, që duket se sapo ka dalë nga operacioni, transportohet me barrelë në mes të oborrit dhe njerëzve në kirurgjinë e Elbasanit. Janë këto disa nga fotot dhe videot, që shfaqen dhe komentohen në emisionin e sotëm “Stop” në rubrikën e përjavshme “Hitparade i absurdit”.
- +355 67 220 8888
- [email protected]