STOP – EMISIONI 24 (SEZONI 3)

Drenovë, pagoi gabimisht dy vjet dritat e një tjetri, “Stop” i zgjidh problemin.

Shpresa Kamberi, banuese në Drenovë, tregon në emisionin “STOP” rastin e saj problematik me pagesën e faturave të OSHEE-së. Për shkak të emigrancionit në Greqi, Shpresa i lë detyrë kunatës t’i paguajë energjinë, por kjo e fundit e bën pagesën në emër të ish – pronarit të banesës, Gjergji Mihallarit. Zonja Kamberi thotë se ka dy vjet që pret një zgjidhje nga ana e OSHEE-së.

Pas interesimit të gazetares së emisionit “STOP” në zyrat qendrore të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Shpresa Kamberit iu bë një “saldo kreditore”, që do të thotë se faturat e paguara do t’i zbriten nga konsumi në vijim.

“Jam Shpresa Kamberi, jam banuese në Drenovë. Kam qenë në Greqi para dy viteve dhe i lashë disa lekë nuses së vëllait tim, Vjollca Kamberit, që të vinte të paguante dritat. Mirëpo ajo i pagoi dritat jo në sahatin dhe emrin tim, por i hodhi në emrin e Gjergji Mihallarit, ish – pronarit të shtëpisë. Vlera arrin 170 mijë lekë të vjetra.”

Shpresa tregon se e kuptoi këtë ngatërresë kur u kthye nga Greqia, ndaj iu drejtua OSHEE-së. Rasti u verifikua, por edhe pse kanë kaluar dy vjet, ajo ende nuk ka marrë lekët e derdhura gabimisht në emrin e ish – pronarit të shtëpisë, Gjergji Mihallarit.

“U detyrova që mora emisionin “STOP” që ta zgjidhim këtë problem!”

Gazetarja e emisionit “STOP” sëbashku me denoncuesen i drejtohen OSHEE-së së Korçës për të pyetur se përse nuk i janë kthyer ende paratë.

Punonjësja 1 – U bë pagesa, u bë akt – marrëveshja, ishte çdo gjë në rregull. Tani, në momentin që zonja vjen, shikon që pagesa nuk është bërë për shtëpinë e saj, por është bërë për një shtëpi tjetër që ka Gjergji në Drenovë. Me patjetër na duhet edhe një lloj konfirmimi ta quajmë ose deklaratë nga ana e Gjergjit.

Punonjësja 2 – Domethënë, në momentin e parë që abonenti nuk paraqet këtë dokument (deklaratë/konfirmim) që kërkon procedura, fillimisht ankesa mbetet pezull dhe pritet një moment i dytë, që t’i jepet zgjidhje.

Pas përgjigjes së punonjësve të OSHEE-së së Korçës, gazetarja e emisionit “STOP” i është drejtuar asaj të Tiranës, ku komunikoi më zëdhënësin për media, Ardi Kola.

“Në vitin 2015 janë bërë të gjitha verifikimet në banesë dhe zonjës tashmë i është dhënë e drejta që ato para, të paguara gabimisht për një kontratë tjetër, t’i bëhet “saldo kreditore”, që do të thotë: do t’i bëhet një zbritje për faturat në vijim.”

Shpresa Kamberi falenderon emisionin “STOP” për zgjidhjen e problemit të saj 2 – vjeçar.

Pogradec, të moshuarit në kushte mbijetese,“Stop” siguron lidhjen e kempit.
“Stop” ka trajtuar para disa muajsh rastin e kushteve të mjerueshme në familjen Osmani në Remenj të Pogradecit. Dy të moshuar 66 dhe 67 vjec mbajnë frymën gjallë me vetëm 20 mijë lekë të vjetra në muaj, nga kempi i Laverit, që prej 15 vjetësh jeton në karrocë invalidi. Dy bashkëshortët nuk marrin pension, pasi kanë punuar 20 vjet në kooperativë dhe kanë probleme me emrat në sistem.Gazetari i “Stop” i drejtohet zyrës së ndihmës ekonomike në bashkinë e Pogradecit dhe nga drejtoresha Lindita Bice merr premtimin, se rasti i familjes Osmani do të shihet me përparësi. Ajo sugjeron një kemp invaliditeti me vlerë 350 mijë lekë të vjetra në muaj për rastin e Laverit.Më pas gazetari dhe mjekja Sekine Avdullaj shkojnë bashkë për diagnostikim në shtëpinë e të moshuarve dhe mjekja premton, që sipas procedurës, të bëhet dokumentacioni për lidhjen e kempit të invaliditetit për Laver Osmanin.

Shkodër- Fier, ndërtime dhe zaptime “made in Albania”.
“Stop” rikthehet në familjen Sheldija në qytetin e Shkodrës,pasi ka trajtuar më parë mënyrën, sesi Kisha Franceskane ndërtoi një derë, duke cënuar pronën e zotit Sheldija. Ana Sheldija tregon, se punimet ishin bllokuar nga bashkia dhe cështja kishte shkuar në prokurori.Nga ana tjetër Kreshnik Kopliku, drejtor i zhvillimit të territorit në bashkinë e Shkodrës, thotë, se për derën është dhënë leje pas punimeve, në 13 qershor 2017. Nga Fieri vjen një tjetër rast “made in Albania”. Valentina Sulaj tregon, se në vitin 1990 ka blerë një dyqan në lagjen “Liria”.Gjatë kohës që ajo ka jetuar jashtë Shqipërisë,komshia ngjitur i ka bllokuar me mur derën hyrëse. Edhe pse ka trokitur në shumë dyer, asnjë zgjidhje nuk ka gjetur për pronën e saj të bllokuar.

Të Fundit