STOP-EMISIONI 23(Sezoni 7)6 Tetor 2021-Peshkopi/Polici sajoi perplasje fizike e futi ne burg qytetarin qe e kallzoi

Në maj të këtij viti transmetuam denoncimin e shtetases Bana Muca, emigrante prej 25 vitesh në Itali. Ajo tregoi, se prindërit e saj të moshuar, 69 dhe 72 vjec, janë dhunuar nga një bashkëfshatar i tyre, polic në Peshkopi, Bukurosh Zagrati.Konflikti ka nisur për një pjesë betoni, që të moshuarit kishin bërë para portës së tyre. Rexhep dhe Emrije Muca treguan për dhunën nga ana e Bukurosh Zagratit në fshatin Steravec në Peshkopi. Pasi të moshuarit bënë kallzim per dhunë, polici Bukurosh Zagrati nisi sulmet ndaj ciftit Muca, duke pretenduar, se dy të moshuarit kishin dhunuar gruan e tij. Kjo rezultoi e sajuar, por Prokuroria e Peshkopisë nuk e akuzoi policin dhe gruan e tij për kallzim të rremë.Pasi nuk funksionoi plani i pari, polici krijoi një sherr me djalin e të moshuarve, Ardian Muca, duke e cuar situatën në përplasje fizike.Muca tregon nga burgu i Burrelit, ku ndodhet për tentativë vrasjeje, versionin e tij të ngjarjes, që nuk përputhet me atë të policit.

Pak minuta pas transmetimit të rastit korruptiv në burgun e Recit, ku dy punonjësit Arnaldo Hoxha dhe Mario Laloshi merrnin para nga të afërm të të burgosurve, për t’i lidhur në tefefon me familjarët dhe për t’i hartuar raport-vlerësime pozitive, ka reaguar ministria e drejtësisë. Ministri Ulsi Manja firmosi urdhrin për pezullimin e dy punonjësve dhe hetimin administrativ për rastin.

Gjykata e Tiranës dënoi me 5 vjet burg Ronida Hysin, infermieren 30 vjecare, e akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti, që ndërroi jetë me covid 19 në spitalin infektiv. Infermierja u arrestua në janar 2021, pas publikimit në Stop të investigimit të rastit, që nisi me denoncimin e djalit të të ndjerit 58 vjecar.Gjatë hetimit u provua, se 30 vjecarja kishte tërhequr rreth 60 mijë lekë të reja në bankomatë të ndryshëm në Tiranë e Durrës, përmes kartës së pacientit.

Lidhur me përplasjen fizike mes policit Bukurosh Zagrati dhe qytetarit Ardian Muca, “Stop” ka siguruar 3 dëshmi nga qytetarë, që kanë parë sherrin midis tyre. Ata shprehen, se ishte polici, i cili e përndiqte Ardianin, duke i bërë presion të tërhiqte denoncimin e duke e goditur me dorezë hekuri.Sot Ardian Muca është në burg për një vepër, që nuk e ka bërë.Ardiani ka lënë vetëm familjen, gruan dhe 3 vajzat, më e vogla 1 vjec e gjysmë, të cilën nuk e ka parë kurrë.

Të Fundit