STOP-EMISIONI 23(Sezoni 12) 9 Tetor 2026-Wc-ja e fqinjit ua ben jeten ne makth, dy Bukuroshet ngrene zerin per eren e lageshtiren

Në Berat, një konflikt mes fqinjësh, lidhet me një shtesë të përdorur si tualet, që ka sjellë ngushtim të hapësirës, lagështirë dhe erë të rëndë përreth banesave.Bukuroshe Guce, njëra prej denoncuesve, thotë, se prej kohësh përballet me pasojat e kësaj ndërhyrjeje. Sipas saj, përveç humbjes së hapësirës, erërat e këqija nga pusetat e hapura, e bëjnë të vështirë jetesën.Edhe Bukuroshe Topaj, një tjetër banore, konfirmon problemin me erën dhe lagështirën, duke u shprehur se, pavarësisht ankesave, deri tani nuk është marrë asnjë masë.Përballë ankesave është fqinji Vladimir, i cili thotë, se banesën dhe shtesën i ka blerë në këtë gjendje. Ai pretendon, se askush nuk është ankuar, kur është bërë investimi dhe premton, se brenda një muaji, do të ndërhyjë me shpenzimet e tij për të rregulluar pusetat.Ndërkohë, IMT Berat, në përgjigje të ankesës së banorëve, sqaron, se bëhet fjalë për një shtesë të vjetër dhe jo për një ndërtim të ri, ndaj nuk e konsideron objekt ndërhyrjeje administrative. Sipas institucionit, hapësira nuk është tërësisht publike, por hapësirë e përbashkët, që përdoret nga banorët e pallatit. Për zgjidhjen e konfliktit, qytetarët janë orientuar t’i drejtohen gjykatës.

U jemi drejtuar qytetarëve me një pyetje paksa ngacmuese për qytetarët. Nëse gjatë drejtimit të makinës ju del papritur përpara një qen dhe një mace, kë do të zgjidhnit të shtypni më së pari.Përgjigjet janë nga më të ndryshmet, pasi qytetarëeve nuk u ka vajtur ndërmend të thonë, se më parë, në një situatë të tillë, shtypen frenat.

Në muajin maj transmetuam një rast tragjik, ku 70-vjeçarja Afërdita Krasta tregoi, se kishte humbur banesën e saj, si pasojë e një zjarri të madh, ku ndërroi jetë edhe i vëllai. Prej gati 40 ditësh, ajo jetonte pa një çati mbi kokë, duke u strehuar nëpër fqinjë. Grupi ynë i xhirimit konstatoi, se banesa ishte shkatërruar pothuajse plotësisht nga zjarri, ndërsa fqinjët i siguruan lidhje elektrike dhe kushte minimale higjieno-sanitare. Megjithatë, e moshuara nuk hynte në shtëpi, për shkak të traumës. Pas këtij transmetimi, të shumtë ishin qytetarët, që u ofruan, për të ndihmuar të moshuarën. Sot, banesa e shkrumbuar i ka lënë vendin pamjes së një shtëpie të re. Biznesmeni nga Elbasani, Bilal Hasa, ka rregulluar dhomën e të ndjerit, dhe 70 vjecarja Afërdita Krasta, shprehet, se sot hyn pa frikë e ankth në shtëpi.

Të Fundit