Kostandin Beqirllari nga Korca, ka një biznes familjar, që ka të bëjë me mbledhjen dhe mbushjen e bombulave të gazit. Në 26 dhjetor 2019, në zonën pranë drejtorisë arsimore të Korcës ka marrë një telefonatë si zakonisht dhe ka ofruar shërbimin.Pasditen e asaj dite është telefonuar nga policia, që ka pasur njoftim për një bombul të vjedhur. Kostandini ka sqaruar situatën dhe ka kthyer bombulën e marrë aksidentalisht në prani të policit. Kur cështjen e dinte të mbyllur, është njoftuar nga gjykata e Korcës, se duhet të paraqitet në gjykatë, pasi akuzohet për vjedhje në bashkëpunim.Punonjësi i policisë, Ilirjan Hamzaj ,që ishte prezent në momentin e kthimit të bombulës, e pranon këtë fakt, por shprehet, se proces-verbali i kthimit të bombulës i ka kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.Prokuroria ka hapur cështje, në një kohë, që sipas avokatit Mikel Cipi, me deklaratën e personit të përfshirë në dosje, kjo cështje duhet të ishte mbyllur që në polici.
Klintoni ka realizuar intervista me qytetarët e Tiranës lidhur me divorcet shkaqet dhe mënyrat e përballimit të një prej plagëve më të rënda të shoqërisë në ditët e sotme.Banorët e kryeqytetit përgjigjen në mënyra të ndryshme për divorcet dhe jetesën pa partnerin.
Gjatë periudhës së karantinës emisioni “Stop” prezantoi nismën “rri në shtëpi-rri me Stop”, duke u sugjeruar të gjithë prindërve, që t’u mbushnin kohën fëmijëve të tyre, duke zhvilluar talentet e tyre, në kushtet e izolimit.Me qindra video mbërritën në redaksinë tonë dhe shumë prej tyre janë transmetuar në program të premteve.Sot në lidhje me emisionin është 8 vjecari nga Elbasani Erno Samurri, interpretimi i të cilit në violincel, mori shumë pëlqime dhe u rendit në vendin e tretë të klasifikimit tonë.Erno tregon më shumë për pasionin e tij, në lidhje me skype me Saimirin e Gentin.