STOP – EMISIONI 216 (SEZONI 3) 2 korrik 2018 Rruga nacionale Drithas-Maliq, 27 vjet pa investim, bashkia pret qeverinë

“Stop” është ndalur në bashkinë e Maliqit, ku kryebashkiaku Gëzim Topciu thotë, se në dy vitet e fundit janë realizuar 40 projekte të reja.Por rruga nacionale Drithas – Maliq, rreth 1 km e gjatë, nuk ka njohur investim prej 27 vjetësh.Banorët ankohen dhe kërkojnë, që të ndërhyhet.Drejtori i marrëdhënieve me publikun në bashki, Stiljan Belishta tregon, se bashkia ka bërë gati projektin për këtë rrugë me vlerë 200 milionë lekë të reja.Ajo që pritet është vetëm miratimi i fondit nga ana e Ministrisë së Transporteve.

Me libër e tharëse flokësh në protestë para bibliotekës kombëtare.

Në 2 korrik 1990 shqiptarët vërshyen në dyert e ambasadave, duke carë murin e izolimit komunist. Plot 28 vjet më vonë, qytetarët shqiptarë protestojnë për shembjen e teatrit kombëtar dhe përmbytjen e bibliotekës kombëtare.Renaldo ishte me libër dhe tharëse flokësh, për të pasqyruar protestën e të shtunës të shoqërisë civile, për përmbytjen e bibliotekës dhe dëmtimin e 12 mijë titujve nga fondi i saj.

Apeli për një punë, Albpastrim punëson Donika Balën.

Donika Bala, një qytetare 44 vjecare, që banon në Kombinat, i është drejtuar emisionit “Stop” për të kërkuar një punë.Ajo thotë, se ka tre fëmijë dhe në familje punon vetëm bashkëshorti, paga e të cilit nuk mjafton për ekonominë familjare.Gazetarja e emisionit ndërmjetëson në kompaninë “albpastrim”, ku zonja Donika Bala, pasi të dorëzojë dokumentacionin e kërkuar, do të nisë punë si sanitare.

Të Fundit