STOP-EMISIONI 214(Sezoni 6)1 Korrik 2021- Pogradec/ Divorci, gjykata i le shtepine e kujdestarine e femijeve burrit dhunues.

Jemi në Pogradec për problemin e zonjës Ornela Kolneku, 40 vjec, e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve, vajza 20 vjec dhe djali 17 vjec. Pas një martese mbi 20 vjecare, Ornela është divorcuar, për shkak të dhunës së bashkëshortit. Ajo është pajisur me urdhër mbrojtjeje vetëm 2 ditë pas divorcit dhe ky urdhër ka lënë jashtë shtëpisë Ornelën dhe ish bashkëshortin në shtëpi. I drejtohemi Gjykatës së Pogradecit dhe takojmë gjyqtarin Artan Jahollari, i cili ka bërë zgjidhjen e martesës në kohë rekord i ka lënë fëmijët babait.Kjo, për shkak të raportit psikologjik të hartuar nga psikologia e caktuar kryesisht, Marinela Apostoli.

Jemi në zonën e Freskut në Tiranë, për problemin e zotit Manush Shehi, i cili prej 2 vitesh ka një biznes furre buke. Në mars 2020 fatura për furrës e bukës i është llogaritur me 2-fishin e cmimit nga 7.6 lekë në 14 lekë për kë. Ai ka bërë ankesë, por nuk ka marrë përgjigje nga zyrat e OSHEE-së. Gazetarja e “Stop” mori kontakt me Drejtorinë Qendrore të OSHEE-së dhe pas ndërhyrjes sonë, u bë i mundur sistemimi i faturave. Zyrtarisht qytetari u bë kreditor në OSHEE dhe tani është institucioni debitor ndaj tij.

Për rastin e zonjës Ornela Kolneku, kërkojmë të takojmë gjyqtaren Emona Muci, e cila është dhe kryetare e Gjykatës së Pogradecit.Në fillim na u tha, se ajo ishte në një seminar online, por më pas ajo u largua fshehur, për të mos u përballur me “Stop”-in.Gazetarja pa nga afër edhe banesën e zonjës Ornela, që është bërë me kontributin e dy ish bashkëshortëve në fshatin Hodonisht.Ornelës i është caktuar shuma prej 100 mijë lekëve të vjetra, por me kaq para nuk mund të sigurosh një banesë në Pogradec.Ne folëm me znj. Ilda Baraj, eksperte në Real Estate, e cila shpjegoi se me këtë shumë, zonja mund të marrë një hyrje në gjendje të mjerueshme. Sipas saj, do të duhen të paktën 1 milionë lekë të vjetra investim, për ta bërë të jetueshme një banesë të tillë.

Të Fundit