STOP – EMISIONI 215 (SEZONI 3) 29 qershor 2018 Rilindja Urbane në Koplik, shpronëson bizneset, por nuk u jep paratë – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 215 (SEZONI 3) 29 qershor 2018 Rilindja Urbane në Koplik, shpronëson bizneset, por nuk u jep paratë

Sami Zekaj dhe Nimet Hoti u ankuan në emisionin “Stop” se nuk kanë marrë ende paratë e shpronësimit të bizneseve të tyre, të cilat janë prishur si pasojë e ndërtimit të projektit për Rilindjen Urbane në qytetin e Koplikut.

Vlera e shpronësimit është bërë publike në VKM dhe ata duhet të marrin përkatësisht 93 milionë Lekë të vjetra dhe 45 milionë Lekë të vjetra, por ende nuk janë likujduar.

Sami Zekaj u shpreh: “Ajo që është më qesharakja është që vlerën që ata vetë kanë përcaktuar, edhe sot që ka kaluar më shumë se një vit, nuk jemi likujduar!”

Ai tha se të gjithë pronarët e subjekteve janë shpronësuar me dokumente, por ende nuk kanë marrë asnjë qindarkë. Zoti Zekaj shtoi: “Shiheni mirë këtë bredh që është mbrapa! Ky bredh, për të plotësuar tekat e kryeministrit, do të kushtojë të paktën 500 mijë Euro. Do t’i marrë paratë nga taksat e qytetarëve të Koplikut!”

Nimet Hoti gjithashtu pohoi që ende nuk është shpronësuar për biznesin e tij dhe tha se nuk ka se ku të ankohet për këtë fakt.

Në Bashkinë e Malësisë së Madhe, këshilltari Alfred Gurraj u shpreh se bashkia e ka përmbyllur procedurën e saj dhe paratë tanimë janë në dorë të Ministrisë përkatëse për t’u lëvruar.

“Komunikimi jonë ka qenë që do të presim akordimin e fondeve, sipas planifikimeve që kanë ata. Nuk kanë përcaktuar datë fikse, por mendoj se përafërsisht për 6 muaj”, u shpreh zoti Gurraj.

Ndërsa në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë u përgjigjën se janë në pritje të kërkesës për likujdimin e shpronësimeve të qytetarëve të Kolpikut nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pra pronarët e subjekteve mbeten sërish pa përgjigje në lidhje me likujdimin e parave që iu takon…

Hitparade i absurdit shqiptar.

Është shndërruar tashmë në fenomen transmetimi i videove të fëmijëve, që ngulen para ekranit dhe kërcejnë me fllonxat e “Stop”. Këtë herë janë Elia, Arla nga Italia dhe Timoty, që sinkronizohen me Alesian dhe Onin.Më pas videot e publikut vijojnë me rubrikën “hitparade i absurdit shqiptar”.Një kamion shkarkon mbetjet në liqen.Një qytetar tregon, se nuk mund ta bëjë kolaudimin e makinës pa para.Makina e plehrave kullon ujë.Kazanët e plehrave në Durrës janë të tejmbushura. Janë këto situatat, që shfaqen dhe komentohen në hitparade-n e sotëm.

Pritja e refuagjatëve sirianë shenjë mirëqenieje?!

Ideja e ngritjes në Shqipëri të kampeve për refugjatët sirianë është komentuar edhe nga qytetarët. Renaldo ka realizuar intervista me humor me idenë, nëse pritja e mundshme e refugjatëve, tregon mirëqenie.Më pas, zhvendosemi në zonën e rrethrrotullimit të Kamzës,aty ku është hapur muzeu i veshjeve popullore. Edlira Sulaj tregon, se në të ofrohen veshje nga 12 qarqet e vendit, duke ruajtur materialet dhe ngjyrat e vjetra.Kjo ide do t’u shërbejë turistëve, që vizitojnë vendin tonë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *