Me celjen e sezonit turistik në “Stop” nuk kanë munguar dhe denoncimet, përsa i përket mungesës së plazheve publike.Qytetarët tregojnë, se nuk gjejnë hapësira publike dhe nëse venë cadrën diku, janë pronarët e bizneseve, që i zbojnë.Kjo ka ndodhur në Ksamil, Golem e Velipojë.Përmes pamjeve satelitore, shohim, sesi janë organizuar plazhet publike në Kroaci, Mal të zi , Itali, Greqi, apo Spanjë.Në të kundërt, në Shqipëri, vija bredgetare rezulton e uzurpuar nga privati.Ne iudrejtuam agjensisë kombtare të bregdetit, për të kuptuar sa plazhe publike ka në të gjithë vendin. Në përgjigjen zyrtare na thuhet, se ndarja është bërë 70% plazhe private dhe 30% plazhe publike. Në këtë përgjigje bëhet fjalë për një listë me 489 parcela publike, që nuk mund të identifikohen, se ku e kanë vendodhjen, pasi vetëm bashkitë e kanë aksesin.
Në Fushë-Krujë banorët kanë regjistruar video, ku tregohet, se është ngritur muzika në kupë të qiellit, ndërsa qytetarët duan të pushojnë. Në Qafë Murriz kanë hedhur divanët e vjetër në mes të rrugës. Një qytetar ka regjistruar një video, që tregon plazhin e Velipojës të mbytur nga plehrat. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit të sotëm.
Miljano Çollaku është një qytetar nga Fieri. Prej disa muajsh, nëpërmjet miqve ka kontaktuar me një vajzë nga Tirana, e cila i kërkoi 1500 euro, që ta pajiste me certifikatë të gjuhës gjermane.Por muajt kaluan dhe vajza vetëm justifikohej e gënjente. Miljano tregon, se vajza fliste në emër të ambasadës gjermane dhe hiqej si punonjëse në këtë institucion. Këstin e fundit të pagesës prej 600 eurosh e mori një grua tjetër, e dërguar prej të parës.Pas ndërhyrjes së gazetarit të emisionit “Stop”, Miljano mori të plota 1500 euro, që kishte paguar.