STOP-EMISIONI 211(Sezoni 6)28 Qershor 2021- Gjirokaster/ afera shumemilioneshe e tregut industrial e ish kryebashkiakes.

“Stop” investigon rastin e tregut Industrial në Gjirokastër, që u ndërtua nga kryetarja në ikje e bashkisë Zamira Rami.Cudia me këtë treg qëndron tek qiraja mujore 325 mijë lekë të reja në muaj dhe kohëzgjatja 15 vjecare.Bashkisë Gjirokastër me këtë shumë, do t’i duheshin 5 vjet, që ta blinte traullin, pa qenë nevoja ta merrte me qira.Vec kësaj afere, kushtet e tregut janë skandaloze dhe tregtarët ankohen për ujin, që u hyn brenda.Ky skandal shkoi edhe në Prokurorinë e Gjirokastrës dhe cështja u mor për hetim nga kreu i prokurorisë Julian Cafka, i cili e mbajti dosjen aty, pa e cuar në SPAK, ku i takonte dosjes së një ish kryetareje bashkie.

Një njoftim i Aeroportit ndërkombtar të Tiranës ngatërroi qytetarët shqiptarë, të cilët u nisën për në Austri, pasi aeroporti njoftoi, se ky vend hoqi të gjitha kufizimet, që nga tamponi e deri te vaksina. Por ambasada shqiptare në Vienë sqaroi, se në Austri mund të udhëtosh me vaksinë ose tampon të 72 orëve të fundit.Ermira Muca nga Mamurrasi tregon, se cfarë i ndodhi, pasi kishte bërë një koment në faqen e facebookut të Ministrisë së Shëndetsisë. Pasi klikoi në një link,ishte hapur një faqe, që i premtonte, se do të fitonte 50 mijë euro, nëse paguante 398 euro. Për fat ajo nuk e bëri pagesën, pasi kuptoi, se ishte mashtrim. Por Ermira kërkon ta bëjë rastin publik, që askush të mos bjerë pre e mashtrimeve të tilla.

Para 1 viti e gjysmë “Stop” investigoi rastin e përvetsimit të 21 mijë m2 tokë, duke falcifikuar Vendimin e Komisionit të Pronave, ku një pjesë e kësaj toke i përkiste Spitalit Ushtarak. Këto prona ishin përvetsuar nga familja Pazari dhe më pas prona kishte kaluar tek të tretët. Pas publikimit në “Stop”, Prokurori i Tiranës, Ervin Karanxha nisi hetimet për aferën në fjalë.Tashmë cështja është zbardhur dhe disa persona kanë shkuar për ndjekje penale. Prona i është kthyer Spitalit Ushtarak dhe prokurori Karanxha dhe gjyqtari Altin Abdiu kanë nxjerrë urdhra arresti për falsifikatorët dhe kanë bërë asgjësimin e dokumentit të falsifikuar.

Të Fundit