Denoncimi i radhës na vjen nga Kombinati.Bruno Mamali, tregon, se në 8 maj 2023 i ka humbur gruaja bashkë me djalin 2 vjec e gjysmë. Në këtë ditë, gruaja coi djalin në cerdhe e më pas shkoi te bashkëshorti, për të marrë dicka. Ky ishte dhe takimi i fundit burrë e grua. Gruaja kishte marrë djalin nga cerdhja e nuk ishte kthyer në shtëpi, duke lënë bashkëshortin dhe dy fëmijët e tjerë. Pas 48 orësh Bruno bëri kallzim në Komisariatin 6, por nuk ka asnjë informacion.61 vjecari punon shofer autobusi, ndërsa bashkëshortja Polikseni, 40 vjecare, është shtëpiake. Zonja ka patur depresion dhe ka ikur edhe herë të tjera nga shtëpia.Ne interesohemi te specialisti i zonës, por ai i thotë, Brunos ta gjejë vetë gruan dhe të njoftojë.Më pas lidhemi me shefin e Komisariatit numër 6, Vilson Bala, i cili premtoi ta gjejë gruan shumë shpejt.Dhe kështu ndodhi.Pas më shumë se një muaji që ishte zhdukur, komisariati numër 6 arriti të gjejë gruan me djalin e vogël.
Pas transmetimit të emisionit “Stop” mbi korrupsionin e rektores dhe një pedagogeje të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në shkodër, Romeo nga Cikago ka realizuar një video-montazh me humor, ku ve në lojë aktin e pedagogeve, të cilat morën 150 euro për një provim nga një student.
Pas transmetimit të rastit flagrant korruptiv në Universitetin e Shkodrës, ministrja e arsimit Evis Kushi ka urdhëruar pezullimin nga detyra të rektorit të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, zonjës Suzana Golemi.Pezullimi nga detyra, -thuhet në njoftimin zyrtar,-bëhet me motivacionin “për shkak të shkeljeve të rënda të ligjit, të trasmetuara në emisionin investigativ “Stop”.Në ushtrimin e funksioneve të rektorit, gjatë pezullimit të zonjës Golemi, ngarkohet Rajmonda Kërcira,me detyrë zëvendësrektor.Mbrëmjen e të mërkurës, pas një denoncimi ndaj rektores së Universitetit “Luigj Gurakuqi”,Suzana Golemi dhe pedagoges Donalda Laçej, të lëndës biokimi mjeksore për 3 degë, mami, infermieri dhe fizioterapi, kamera e fshehtë e emisionit “Stop” provoi korrupsionin. Një student dha 150 euro në zyrën e rektores, për të kaluar provimin. Një tjetër shqetësim i studentëve ishte dhe libri i biokimisë mjeksore, libër me autorësine e dy pedagogeve në fjalë. Teksti është i vështirë, për t’u deshifruar, por studentët detyroheshin ta paguanin 55 mijë lekë të vjetra.